Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillon fushata kombëtare “Lind fëmijë në Bullgari”

Foto: Rodidete.bg

Fushata po mbahet për të dytin vit radhazi nga fondacionet “Ëndërr për Fëmijë” dhe “Super Foshnjë”, të cilat po punojnë në mënyrë aktive me të rinjtë në Bullgari. Përpjekjet kanë për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të tyre për nevojën e profilaksisë së rregullt dhe rreziqet e vendimit të vonë për t’u bërë prindër.

Si pjesë e fushatës, të gjitha çiftet që presin fëmijë mund të regjistrohen në sajtin Rodidete.bg deri më 31 gusht 2021 për të marrë pjesë në lotari për çmime dhe ndihmë parash. Në fund të fushatës, njëzet prej tyre do të zgjidhen në mënyrë të rastësishme dhe do të marrin dhurata që përmbajnë gjithçka të nevojshme për muajt e parë të rritjes së fëmijës së tyre, mësojmë nga një intervistë me Ivelina Ruskova - Presidente e Fondacionit “Ëndërr për Fëmijë” për BNR- Stara Zagora.


Përpilues: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Më shumë nga rubrika

Optimizojnë procedurat për shtetësinë bullgare

Ministria e Drejtësisë shpalli për diskutim publik ndryshimet në urdhëresën për zbatimin e Ligjit për Shtetësinë Bullgare . Aplikantët tashmë do të mund të paraqesin dokumentet në vend dhe jo si më parë - vetëm përmes sistemit të automatizuar të..

botuar më 21-06-11 5.06.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Olivér Várhelyi në samitin në Tiranë: Qershori është një muaj kritik për Ballkanin Perëndimor Mund të themi se ky vit i është kushtuar Ballkanit Perëndimor për shkak të angazhimit nga ana e BE-së, por ka nevojë edhe për rezultate,..

botuar më 21-06-11 12.21.MD

"Gratë për bletët" – një projekt ekologjik ndërkombëtar përfshin dhe Bullgarinë

Bullgaria është një nga 5 shtetet në botë, të cilat do të marrin pjesë në një projekt të UNESKO-s për  trajnimin e zonjave të angazhuara në bletari. Programi “Gratë për bletët” nis më 21 qershor në Francë, në territorin e NJË rezervati biologjik në..

botuar më 21-06-11 7.15.PD