Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillon fushata kombëtare “Lind fëmijë në Bullgari”

Foto: Rodidete.bg

Fushata po mbahet për të dytin vit radhazi nga fondacionet “Ëndërr për Fëmijë” dhe “Super Foshnjë”, të cilat po punojnë në mënyrë aktive me të rinjtë në Bullgari. Përpjekjet kanë për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të tyre për nevojën e profilaksisë së rregullt dhe rreziqet e vendimit të vonë për t’u bërë prindër.

Si pjesë e fushatës, të gjitha çiftet që presin fëmijë mund të regjistrohen në sajtin Rodidete.bg deri më 31 gusht 2021 për të marrë pjesë në lotari për çmime dhe ndihmë parash. Në fund të fushatës, njëzet prej tyre do të zgjidhen në mënyrë të rastësishme dhe do të marrin dhurata që përmbajnë gjithçka të nevojshme për muajt e parë të rritjes së fëmijës së tyre, mësojmë nga një intervistë me Ivelina Ruskova - Presidente e Fondacionit “Ëndërr për Fëmijë” për BNR- Stara Zagora.


Përpilues: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Më shumë nga rubrika

Votimi i diasporës bullgare u shton vlerë zgjedhjeve në vend

Në votën e parakohshme parlamentare më 11 korrik për herë të parë jashtë shtetit pritet të hapen një numër rekord qendra të votimit   - më se 750. Që prej 30 vjetësh diaspora bullgare voton jashtë vendit por kjo e drejtë akoma ngjallë debate. Për..

botuar më 21-06-17 12.58.MD

Fshatrat bullgare po kthehen në shkretëtira demografike

Popullsia e Bullgarisë në këtë moment është përafërsisht rreth gjashtë milionë e gjysmë njerëz. Proceset e shpopullimit të vendit po thellohen dhe prognoza e zymtë e studiuesve tregon se deri në vitin 2040 popullsia jonë do të tretet me rreth ¼...

botuar më 21-06-17 11.57.PD

Qendra e Sofjes transformohet në një “qytet të verës”

Një qytezë speciale e verës në qendër të Sofjes, mbi 1000 lloje verë prej 12 shteteve ballkanike, një program i larmishëm muzikor dhe kulinar - e gjithë kjo i pret vizituesit e Festivalit të Dhjetë Ndërkombëtar Ballkanik të verës, i cili do të..

botuar më 21-06-17 7.15.PD