Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Trafik i dendur pas serisë së festave

Foto: arkiv

Rreth gjysmë milioni automjete u larguan nga kryeqyteti për pushimet e Pashkëve. Sot, në të fundit prej tyre, trafiku i shtuar pritet në autostradën “Trakia” në drejtim të Sofjes. Policia rekomandon shoferët - përfshirë për shkak të riparimeve në disa pjesë të autostradës, të përdorin rrugën më pak të ngarkuar për mes Luginës së Trëndafilave (Rruga Republikane I-6).

Në intervistë për BNR Inxh. Ivan Dosev nga Agjencia e Infrastrukturës Rrugore u bëri thirrje shoferëve që të vozisin me përgjegjësi: “Trafiku rrugor nuk është luftë, le ta mos e kthejmë vetë në këtë”. Në ditët nga 30 prilli deri më 3 maj, 11 njerëz vdiqën në rrugët e Bullgarisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 15 prillin

Të enjten në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Në të gjithë Bullgarinë do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Ka kushte breshëri. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°, në Sofje 7°. Temperaturat maksimale do të jenë..

botuar më 24-04-24 7.30.MD
Foto: Qendra e Shtypit e Ministrisë së Energjisë

Bullgaria do të marrë pjesë në rindërtimin e infrastrukturës energjetike të Ukrainës

Bullgaria do të ndihmojë Ukrainën në procesin e rimëkëmbjes së infrastrukturës energjetike. Kjo u bë e qartë në takimin e ministrit të energjetikës Vlladimir Malinov me ambasadoren e Ukrainës në Bullgari Olesja Illashçuk. “Thellimi i bashkëpunimit në..

botuar më 24-04-24 6.08.MD
Bojko Borisov

GERB: Nuk do të bashkëpunojmë përsëri me PP-DB

Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk mund të ketë edhe një tjetër bashkëveprim  me "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) pas zgjedhjeve. Në përgjigje të pyetjes së një gazetari në lidhje me një akuzë të bërë nga PP-DB se..

botuar më 24-04-24 4.14.MD