Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 423

Foto: pixabay

Bojko Borisov: Bullgaria doli nga vala e tretë e Covid-19

Bullgaria doli nga vala e tretë e koronavirusit. Kjo u njoftua nga Kryeministri i dorëhequr Bojko Borisov, duke iu referuar një studimi i Institutit “Robert Koch”.

Ai vuri në dukje se ky rezultat i mirë në vendin tonë u arrit me masa shumë më të lehta sesa në vendet e tjera ku kishte një mbyllje të plotë.

Sipas Institutit “Robert Koch”, vendi ynë tashmë po hyn në zonën në rrezik të infektimit me Covid-19 pasi të dalë nga zona e vendeve me rrezik të lartë.


9 për qind rezultuan pozitivë për koronavirus

631 janë rastet e reja të koronavirusit në Bullgari.

9.38 për qind e 6724 testeve janë pozitive, sipas të dhënave në Portalin e Unifikuar të Informacionit në mesnatë. 56 veta vdiqën me Covid-19 të konfirmuar dhe 726 u shëruan.

6706 pacientë me infeksionin e koronavirusit trajtohen në spital, 649 prej tyre - në njësitë e kujdesit intensiv.

Shumica e rasteve të reja janë në Sofje - 206, Burgas - 43, Plovdiv - 38, Varna - 33.

Në 24 orët e fundit u dhanë 8887 vaksina. Personat total të vaksinuar me dozën e dytë janë 219 833.


Korridoret e gjelbra të vaksinimit mund të zgjaten

Gati 274 000 doza të vaksinës Pfizer-BioNTech kundër Covid-19 u furnizuan në vend këtë mëngjes. Ky preparat, si dhe vaksina AstraZeneca, do të vendosen në korridoret e gjelbra të vaksinimit deri në 9 maj. Ministri i dorëhequr i Shëndetësisë Kostadin Angellov deklaroi në një konferencë se do të bëhet analizë e dozave ekzistuese të vaksinave dhe nëse është e mundur korridoret e gjelbra do të zgjaten.

Ai tha se më 10 maj do të nisë një modul, ku mjekët e përgjithshëm do të jenë në gjendje të kërkojnë numrin e vaksinave që ata dëshirojnë dhe të marrin informacione se kur mund t’i marrin ato. Për momentin, mjekët rreshtohen në radhë të mëdha për të marrë vaksinat e nevojshme.


Hotelierët mbulojnë kostot e testeve PCR të turistëve rumunë

Turistët bullgarë dhe rumunë mbizotërojnë në bregdetin verior të Detit të Zi që nga fillimi i pushimeve të Pashkëve. Këtë e njoftuan hotelierët nga vendpushimet në afërsi të Varnës para BNR. Rumunët janë gjysmë më pak se në vitin 2019. Disa hotelierë filluan të mbajnë koston e testeve PCR të turistëve rumunë, të cilat u kërkohen atyre kur të kthehen në vend. Kjo masë për të tërhequr turistë po mendohet nga hotelierë të tjerë në vend.



Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 16 shtatorin

Ditën e enjte mbi Bullgarinë do të jetë diellore. Pas dite në rajonet lindore dhe malore priten shtime të përkohshme të vranësisë por pa reshje. Temperaturat maksimale do të lëvizen nga 27 deri në 32 gradë, në Sofje deri në 28. Përgjatë..

botuar më 21-09-15 8.05.MD

Stefan Janev premtoi vazhdimësi midis dy kabineteve

“Qeveria po demonstron një mënyrë të re të punës - transparencë dhe llogaridhënie”, tha Kryeministri Stefan Janev gjatë raportimit të punës së kryer nga qeveria e përkohshme. Sipas tij, kabineti ka treguar mangësitë në shpenzimin e fondeve publike..

botuar më 21-09-15 6.01.MD
Dr. Stojço Kacarov

Kemi një vdekshmëri dy herë më e lartë nga Covid-19 në krahasim me mesataren e BE-së

Vdekshmëria nga koronavirusi në vendin tonë është dy herë më e lartë se mesatarja për Bashkimin Evropian, bëhet e qartë nga raporti i Ministrit të Shëndetësisë Dr. Stojço Kacarov. Përveç kësaj, vendi ynë është i fundit në numrin e vaksinave të..

botuar më 21-09-15 4.35.MD