Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

BE-ja ngul këmbë që Shkupi të merret vesh me Bullgarinë

Komisioneri i Zgjerimit të BE Olivér Várhelyi
Foto: BGNES

Maqedonia Veriore duhet të arrijë një marrëveshje me Bullgarinë nëse dëshiron të fillojë bisedimet e anëtarësimit në BE. Kjo u deklarua nga Komisioneri i Zgjerimit të BE Olivér Várhelyi. Në fjalimin e vet Olivér Várhelyi la të kuptohet se nëse nuk arrihet një marrëveshje midis Shkupit dhe Sofjes, është e mundur që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të ndahen në rrugën e tyre për në BE. "Ne patëm një bisedë shumë të rëndësishme me Kryeministrin Zoran Zaev dhe ramë dakord që përparimi të bëhej nga të dy vendet," tha Várhelyi. Sipas Komisionerit Evropian, ajo për të cilën Komisioni Evropian po punon është të sjellë jetën përsëri në normalitet që të mund të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me të dyja vendet, njoftoi BGNES.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Më 9 qershor në Bullgari do të votojnë vetëm qytetarët që kanë jetuar në BE për të paktën 3 muaj

Si kusht i domosdoshëm për ushtrimin e votës në zgjedhjet e ardhshme për deputetë të Parlamentit Evropian nga Republika e Bullgarisë më 9 qershor të këtij viti, kërkohet qëndrim të përhershëm. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën me dije se mund të..

botuar më 24-03-05 9.10.PD
Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken uroi Bullgarinë për festën kombëtare

Në një deklaratë të publikuar në faqen e Departamentit të Shtetit, Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Antony Blinken, ka uruar vendin tonë për festën kombëtare. “Në emër të Shteteve të Bashkuara, pranoni urimet e mia më të mira popullit..

botuar më 24-03-03 10.41.PD

Bashkëpunimi midis Bullgarisë dhe Shqipërisë sa vjen dhe rritet

Bullgaria dhe Shqipëria gjithmonë kanë ruajtur një miqësi shumë të mirë dhe kanë bashkëpunuar në fusha të ndryshme, bashkëpunim i cili sa vjen e rritet. Radio Bullgaria ju informoi për takimet e kryetarit të Parlamentit të Bullgarisë, Rosen Zheljazkov,..

botuar më 24-02-27 10.30.MD