Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 424

Foto: Pixabay

Viti shkollor do të përfundojë me praninë fizike në shkollë të të gjithë nxënësve

Viti shkollor do të përfundojë me praninë fizike të të gjithë nxënësve pas diplomimit të maturantëve. Provimet e vlerësimit të jashtëm dhe të maturës do të mbahen në shkolla dhe asnjë material mësimor nuk do të hidhet. Kjo u tha në Veliko Tarnovo nga Ministri i dorëhequr i Arsimit Krasimir Vëllçev, njoftoi korrespondentja e BNR Zdravka Masljankova. Viti shkollor zgjatet për fëmijët nga klasa 1 deri në klasën e 6. Ndoshta më shumë nxënës do të kenë nevojë për mësime suplementare, për të kapërcyer vështirësitë arsimore, shpjegoi ministri. Vlerësimi i jashtëm dhe provimet e maturës për nxënësit nga klasa e 4, 7, 1 dhe 12 do të mbahen në godinën e shkollës. Nuk ka një vonesë tematike krahasuar me vitet e kaluara, tha Ministri i Arsimit.


Nën 6% janë rastet e reja të Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

367 janë rastet e reja të koronavirusit në vend, tregojnë 6 206 testet e kryera ditën e fundit të pushimeve për Pashkët. Mostrat pozitive janë 5.9%, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Në të gjitha rrethet rastet e reja janë nën 100. Më shumë të infektuar rishtas ka në qytetin e Sofjes – 68, pasuar nga rrethet e Varnës - 66, të Burgasit - 34 dhe të Plovdivit - 21.

47 357 janë pacientët aktivë të regjistruar. 6670 pacientë me koronavirus u shtruan në spital. 637 prej tyre ndodhen në njësitë e kujdesit intensiv. 61 persona me Covid-19 kanë vdekur në 24 orët e fundit. 1058 u kuruan.

Numri i përgjithshëm i vaksinuarve arriti në 844 ,643, bashkë me 11 133 dozat e injektuara brenda harkut të shënuar kohor prej 24 orësh. 225 387 njerëz janë imunizuar me dozën e dytë.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Përpiloi: Vesella Krësteva dhe Ekipi “Lajme”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva dhe Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 18 prillin 2024

Të enjten temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 5°. Do të jetë me re. Paradite do të ketë reshje shiu kryesisht në Bullgarinë Lindore. Do të fryjë erë mesatare, në Rrafshinën e Danubit - një erë e fortë..

botuar më 24-04-17 7.35.MD
Presidenti Rumen Radev

Presidenti pret që kryeministri në detyrë të motivojë ndryshimet e kërkuara në kabinet

Presidenti Rumen Radev nuk tha nëse do të nënshkruajë dekretet për zëvendësimin e dy ministrave - të punëve të jashtme dhe të bujqësisë, siç kërkoi kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev. Ministri i Bujqësisë u zëvendësua disa ditë pas..

botuar më 24-04-17 5.11.MD
Stanimir Mihajllov

Parlamenti shkarkoi menaxherin e Fondit Kombëtar të Sigurimeve Shëndetësore

Parlamenti shkarkoi menaxherin e Fondit Kombëtar të Sigurimeve Shëndetësore, Stanimir Mihajllov. Vendimi u mor me 116 vota "pro", 56 nga PP-DB "kundër" dhe asnjë abstenim. Përfundimi i parakohshëm i mandatit të Mihajllovit, i votuar për shkak..

botuar më 24-04-17 3.58.MD