Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rritja e rasteve të reja të koronavirusit në 24 orët e fundit

Foto: arkiv

1635 janë rastet e reja të koronavirusit në vend me 14 948 teste të kryera gjatë 24 orëve të fundit, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. 10.9 për qind e mostrave janë pozitive.

46 159 u regjistruan si të sëmurë aktivisht. 6158 pacientë u shtruan në spital. 599 prej tyre po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv dhe për herë të parë që nga fillimi i valës së tretë të pandemisë, numri i tyre u ul nën 600.

Të vdekurit me Covid-19 në 24 orët e fundit janë 164 veta. 2669 u shëruan dhe përsëri tejkalojnë numrin e të infektuarve rishtas.

32 482 vaksina u bënë në 24 orët e fundit. Numri i përgjithshëm i vaksinave të dhëna tani është 877 124. Me dy doza u imunizuan 251 000 njerëz.


Më shumë nga rubrika

Toshko Jordanov

“Ka një popull të tillë” me akuza të rënda kundër Ministrit të përkohshëm të Financave

Nënkryetari i partisë "Ka një popull të tillë" (ITN) Toshko Jordanov bëri akuza serioze në Parlament kundër ministrit në detyrë të Financave Asen Vasilev për vjedhje të pronësisë intelektuale dhe praktika të paligjshme të biznesit. Deklarata..

botuar më 21-07-29 11.27.PD

Hapen pika vaksinimi kundër Covid-19 në bregdetin jugor të Detit të Zi

Më 29 korrik në orën 10 të mëngjesit në vendpushimin "Sllënçev Brjag" dhe në qytetin Nesebër do të zhvillohet fushatë vaksinimi. Pikat e vaksinimit do të vendosen në oborrin e Qendrës së Artizanatit në rrugën 46 “Otec Paisij” - ish-poliklinika në..

botuar më 21-07-29 10.53.PD

Rritje e infeksioneve të reja me Covid-19 për ditën e tretë me radhë

216 janë rastet e reja të koronavirusit në vend gjatë 24 orëve të fundit. Rritja është me 16 veta më shumë në krahasim me 28 korrikun, kur numri i të infektuarve ishte 200. 1.37% e 15 749 testeve të kryera janë pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të..

botuar më 21-07-29 8.53.PD