Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e Shën Gjergjit në Bullgari shënohet edhe si Ditë e Trimërisë dhe e Ushtrisë Bullgare

Foto: BGNES

Dita e Trimërisë dhe e Ushtrisë Bullgare u shënua me të shtëna solemne artilerie, paradë të njësive përfaqësuese dhe fluturim të avionëve luftarakë mbi qendrën e kryeqytetit Sofje. Tradicionalisht, në Ditën e Shën Gjergjit, në prani të Presidentit, Ministrit të Mbrojtjes dhe mijëra qytetarëve, para monumentit të Ushtarit të Panjohur shenjtërohen flamujt e Ushtrisë Bullgare.

Gjatë parakalimit solemn kaluan Flamuri i Samarës nën të cilin luftuan vullnetarët bullgar Opëllçenas në Luftën Ruso-Turke 1877-78 e cila ishte çlirimtare për Bullgarinë. I lavdishëm është edhe Flamuri i Regjimentit të 23-të Shipçenski i cili është në krye të trupave gjatë pushimit të Kështjellës së Edrenesë në vitin 1913. Flamuri Personal i princit Aleksandër Batenberg i cili kryesonte Regjimentit të Parë të Kalorësve gjithashtu mori pjesë në të gjitha luftërat për bashkimin kombëtar. Të shumta janë flamujt të lavdishëm ushtarakë. Vendi ynë ka humbur beteja, por Ushtria Bullgare kurrë nuk ka lejuar që flamur bullgar të kapet. Ushtarët bullgarë gjithmonë kanë gjetur mënyrë për ta mbajtur atë shumë herë edhe me rrezik të jetës.

Me rastin e 6 majit Presidenti Rumen Radev përshëndeti ushtarët bullgarë, të cilët “sot mbrojnë paqen dhe sigurinë e mëmëdheut ose plotësojnë misione jashtë kufijve të vendit”.

Për shkak të masave antiepidemike vitin e dytë radhazi nuk u zhvillua parada e teknikes luftarake. Ajo mund të shihet në garnizone në vend, të cilat hapën dyert e tyre me rastin e festës.


Më shumë nga rubrika

Shkencëtarët nga Akademia Bullgare e Shkencave janë duke punuar mbi një alternativë premtuese për përdorimin e qëndrueshëm të energjisë

Përmbytjet e mëdha në Gjermani ditët e fundit janë një nga shembujt më të mirë për pasojat nga ngrohja globale dhe ndryshimi në klimë në një përpjesëtim botëror. Një metodë bazë  për përballimin e problemit është kalimi drejt lëndëve me emisione..

botuar më 21-07-24 8.45.PD

Në qytetin e Varnës po zhvillohet një garë kombëtare me dronë

Gjatë viteve të fundit bashkësia e dronëve për gara në Bullgari po shtohet me ritme të shpejta. Në këtë është i bindur Anton Pulijski, kryetar i Bashkimit të shoqërisë së dronëve në Bullgari. Kurse në drejtësinë e fjalëve të tij do të mund të..

botuar më 21-07-24 7.35.PD

Antarktikët bullgarë tashmë do të lundrojnë me anijen e tyre

Anija ushtarake kërkimor-shkencore me numër bordi 421 u ankorua në portin e Varnës. Ajo është blerja e re e një konsorciumi që bashkon Shkollën Detare në Varna, Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski” dhe Institutin Antarktik Bullgar...

botuar më 21-07-23 5.08.MD