Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e Shën Gjergjit në Bullgari shënohet edhe si Ditë e Trimërisë dhe e Ushtrisë Bullgare

Foto: BGNES

Dita e Trimërisë dhe e Ushtrisë Bullgare u shënua me të shtëna solemne artilerie, paradë të njësive përfaqësuese dhe fluturim të avionëve luftarakë mbi qendrën e kryeqytetit Sofje. Tradicionalisht, në Ditën e Shën Gjergjit, në prani të Presidentit, Ministrit të Mbrojtjes dhe mijëra qytetarëve, para monumentit të Ushtarit të Panjohur shenjtërohen flamujt e Ushtrisë Bullgare.

Gjatë parakalimit solemn kaluan Flamuri i Samarës nën të cilin luftuan vullnetarët bullgar Opëllçenas në Luftën Ruso-Turke 1877-78 e cila ishte çlirimtare për Bullgarinë. I lavdishëm është edhe Flamuri i Regjimentit të 23-të Shipçenski i cili është në krye të trupave gjatë pushimit të Kështjellës së Edrenesë në vitin 1913. Flamuri Personal i princit Aleksandër Batenberg i cili kryesonte Regjimentit të Parë të Kalorësve gjithashtu mori pjesë në të gjitha luftërat për bashkimin kombëtar. Të shumta janë flamujt të lavdishëm ushtarakë. Vendi ynë ka humbur beteja, por Ushtria Bullgare kurrë nuk ka lejuar që flamur bullgar të kapet. Ushtarët bullgarë gjithmonë kanë gjetur mënyrë për ta mbajtur atë shumë herë edhe me rrezik të jetës.

Me rastin e 6 majit Presidenti Rumen Radev përshëndeti ushtarët bullgarë, të cilët “sot mbrojnë paqen dhe sigurinë e mëmëdheut ose plotësojnë misione jashtë kufijve të vendit”.

Për shkak të masave antiepidemike vitin e dytë radhazi nuk u zhvillua parada e teknikes luftarake. Ajo mund të shihet në garnizone në vend, të cilat hapën dyert e tyre me rastin e festës.


Më shumë nga rubrika

Trajnerë të mirë dhe prindërit i kthejnë fëmijët me aftësi të kufizuara në njerëz të gatshëm për sukses

Bojan është fëmijë në moshën 15 vjeçe nga Sofja, një nga ata të cilët rriten dhe mundin ta përballojnë jetën, pavarësisht nga sindroma Daun. Ai i ka kaluar mundësitë e pjesës më të madhe nga vërsnikët e vet dhe është medalist i shumëfishtë i Lojërave..

botuar më 21-07-28 7.05.PD

Rumunët me më shumë vizita në Bullgari gjatë muajit qershor

Në qershor, në kushtet e pandemi së , udhëtimet e shtetasve bullgarë jashtë shtetit kanë qenë 458 700, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave. N ë qershor të vitit 2019 udhëtimet kanë qenë mbi 717 000. Vizitat e të huajve..

botuar më 21-07-27 5.26.MD

Raca të lashta të deleve dhe dhive kullosin pranë fshatit Vllahi në krahinën e Pirinit

Më shumë se 20 vjet familja e Elena Cingarskës po bën përpjekje për ringjalljen e racave të rrezikuara, mes të cilave janë delja e racës karakaçane dhe dhia e racës së Kalloferit. Që të mund t’i përkushtohen kauzës së vet, që të gjithë ata e..

botuar më 21-07-27 7.15.PD