Të ardhurat në Agjencinë Kombëtare të të Ardhurave që nga 28 prilli 2021 janë afro 4.4 miliardë euro, që është më shumë se 450 milion euro më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2020, njoftoi agjencia. Të ardhurat rekord nga taksat dhe kontributet e sigurimeve shoqërore ndodhin në kushtet e një situate të vazhdueshme pandemike dhe një pagese të shtyrë të taksës së korporatave për qershorin 2021, shpjegoi agjencia.
Të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale janë mbi 650 milion euro, nga taksat e korporatave janë 250 milion euro dhe nga TVSH 1.8 miliard euro. Rritja më e lartë e të ardhurave është nga taksat e të ardhurave personale - me mbi 12%, e ndjekur nga tatimi mbi vlerën e shtuar - mbi 10%.
Bullgaria do të mund të hyjë në Eurozonë kur të mbulohet kriteri i inflacionit. Kështu tha ministri i фinancave në dorëheqje Asen Vasilev në Kuvendin Popullor, gjatë diskutimeve lidhur me Holdingun Bullgar Energjetik. Vasilev vuri në dukje se..
Kompania rumune “OMV Petrom”, e cila është pjesë e OMV austriake, do të operojë plotësisht bllokun detar “Han Asparuh”. Në koncesionin për kërkimin e gazit kompania merr përsipër pjesëmarrjen e deritanishme të kompanisë franceze “TotalEnergies”...
Në tremujorin e katërt të vitit 2023, çmimet e banesave në Bullgari janë rritur me 10,1% krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022. 10,5% është rritja e çmimeve të banesave të reja dhe 9,8% e banesave ekzistuese. Këtë e tregojnë të dhënat e..