Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vdiq këngëtarja Vanja Kostova

Foto: arkiv

Një lajm të hidhur njoftoi kompozitori Stefan Diomov, me të cilin Vanja bëri disa nga këngët e saj më të bukura. Kurse djali i saj Bojan Mihajllov, me të cilin këndonin në duet, në vazhdim të orëve të tëra publikoi mbase dhjetëra fotografi dhe këngë të saj. Lajmi i hidhur u shpërnda për disa minuta, kurse rrjeti social dhe rubrikat informative në internet u përmbushën me kujtime për të, me fjalë dashurie dhe me interpretime të saj.

Ajo ka lindur më 18 prill gjatë vitit 1957 në qytetin Dimitrovgrad dhe është rritur në qytetin Burgas, ku përfundon gjimnazin e gjuhëve të huaja. Akoma si nxënëse këndon kudo, ku i jepet mundësia, por kjo e pengon që të shkojë rregullisht në shkollë. Në intervistat për Radio Bullgarinë Vanja Kostova me buzë në gaz tregonte sesa herë nëna e saj (rrobaqepëse për nga profesioni) ka biseduar me mësuesit dhe ka mundur ta shpëtojë nga përjashtimi. Më vonë, Vanja përfundon Konservatorin Shtetëror Bullgar (sot Akademia Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigerov”) në klasën e këngëtarit pop dhe kompozitor Georgi Kordov .

Hapat e veta të para si një këngëtare profesionale Vanja i bën me grupin vokal “Tonika SV”. 6 vjet më vonë fillon një karrierë vetjake dhe gjatë vitit 1987 del albumi i saj i parë solo.

Bashkë me këngëtaret Mimi Ivanova dhe Rosi Kirillova këndonin në trion “MVR” (në bazë të germave të para të emrave të tyre -Mimi, Vanja, Rosi). Ka marrë pjesë dhe në duete të ndryshme, por me një gëzim të veçantë këndonte bashkë me djalin e saj. Është e vështirë të thuhet se që kurrë nënë e bir janë bashkë në skenë, por gjatë viteve të fundit ata e gëzonin publikun me koncertet e tyre të shumta.  Vanja Kostova është mes pop këngëtareve më të dashura bullgare dhe një nga zërat më të ngrohtë në muzikën tonë pop. Në çdo një këngë të vet ajo fuste nga një grimcë nga vetja e vet, kurse publiku e dhuronte me dashuri dhe duartrokitje të pafund. Madje dhe gjatë viteve të fundit, kur dilte më rrallë nëpër mediat, zëri i saj i bukur, i përzemërt dhe pushtues mbeti një pjesë nga festat tona, më në veçanti në Krishtlindje dhe Pashkë, festa të cilave ajo u përkushtoi këngë të shkëlqyera. Le të mos të harrojmë po kështu se shumë nga bashkatdhetarët tanë jashtë shtetit dhe sot e kësaj dite njohin si një himn të vet këngën “Tungjatjeta, si je, miku im” - kënga e cila tregon se çfarë do të thotë të ecësh nëpër rrugët e huaja, por të shikosh në ëndërr Bullgarinë dhe miqtë e shokët bullgarë.

Vanja i donte shumë këngët e saj. Ajo pëlqente shumë dhe poezinë dhe shpesh recitonte vjersha, në të cilat flitet për dashuri - për atë dashuri, e cila i lidh njerëzit, pavarësisht nga të gjitha dallimet.

U prehtë në paqe!

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Musicology Live

„Musicology Live“ na takon me disa nga muzikantët më të mirë bullgar

Musicology Live është rruga e re e muzikës bullgare pop, soul, rock, funk, R&B. Në të na udhëheqin DJ Marten Roberto dhe shtesa unike në transmetimin e tij të së shtunës Muzikologjia në "Radio Sofja" në BNR. Premtimi është për një takim butik..

botuar më 21-11-29 7.15.PD

Kori "Bodja Smjana" feston 75 vjetorin e krijimit të vet

"Bodra Smjana" është kori i parë bullgar për fëmijë që u bë i famshëm botërisht. Sivjet kori shënon 75 vjetorin e themelimit të tij dhe ky është rasti që një Komitet Nismëtar i ish-koristëve të organizojë një ekspozitë fotografike me titull "Kori..

botuar më 21-11-26 7.15.PD

Jeta si një mrekulli-përbindësh – në spektaklin e Diana Dafovës

E njohim Diana Dafovën nga projektet e saj të mëdha krijuese, të cilat këngëtarja i ka prezantuar gjatë viteve të kaluara në Bullgari, Evropë dhe SHBA, si dhe nga pjesëmarrja e saj në nisma të ndryshme humanitare dhe mjedisore. Më 23 nëntor, në..

botuar më 21-11-23 12.03.MD
Подкасти от БНР