Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dëgjoni dhe zgjidhni këngët tuaja të preferuara nga “Eurovision”

Gjatë vitit 2021 shënojmë 65 vjetorin nga zhvillimi i konkursit të këngëve të “Eurovision”. Me këtë rast, kolegët nga radio televizioni holandez NPO kanë krijuar një platformë të veçantë digjitale, në të cilën spektatorë dhe dëgjues nga shtetet pjesëmarrëse mund të votojnë për favoritët e vet, duke zgjedhur këngë nga të gjitha edicionet e konkursit

Radiot dhe stacionet televizive nga më shumë se 17 vende evropiane po kërkojnë që auditori i kontinentit të marrë pjesë në klasifikimin “Top 50 të Eurovision”. Më e veçanta në këtë votim është se secili  mund të votojë për këngët të cilat prezantojnë vendin e tij. Siç dihet, një nga veçoritë e rregullores së Eurovision është se vetëm njerëzit që nuk jetojnë në territorin e vendit mund të marrin pjesë në përzgjedhjen e këngëve. Në “Eurovision Top 50” ky rregull  nuk zbatohet dhe të gjithë mund të zgjedhin këngët e tyre të preferuara, pavarësisht nga vendi se ku ndodhen.

Sigurisht që ne, të dashur miq, ju ftojmë të votoni për këngët bullgare që ju pëlqejnë më shumë. Do t’i gjeni në linkun pak më poshtë, vetëm në dritaren „Search a song“ duhet të shkruani Bulgaria. Do të gjeni 12 këngë, me të cilat vendi ynë ka marrë pjesë që nga viti 2005 e këtej . Në platformë janë bashkangjitur fragmente nga këngët, disa nga të cilat mund t’i gjeni në linket këtu.

Ju urojmë dëgjim të këndshëm!

Dhe le të zgjedhim së bashku muzikën më të mirë që përfaqësoi Bullgarinë në Eurovision!

Zgjidhni këngët tuaja të dashura nga Eurovision.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Më shumë nga rubrika

Vjara Panteleeva dhe Vintage Band

"Bretkosat e çmendura" – versioni i ri i një hiti të viteve '90

Muajt e fundit Vjara Panteleeva dhe Vintage Band incizuan disa hite të vjetra bullgare. Midis tyre është "Bretkosat e çmendura" nga grupi i njohur "Xhango Ze" në vitet '90 të shekullit XX. "E falënderoj Mirosllav Atanasovin (autor i muzikës dhe..

botuar më 21-10-07 12.03.MD
Konstantin Markov

"Kur të jesh me mua " – një këngë nga albumi i fundit i grupit “Tangra”

Grupi muzikor “Tangra” u themelua në vitin 1976 nga Konstantin Markov dhe Aleksandër Petrunov. Shumë muzikantë kanë punuar në grup. Në 1990 grupi pushoi së funksionuari, por pas një pushimi prej më shumë se 25 vjetësh, u kthye në skenë . Në kohët..

botuar më 21-10-06 3.47.MD

“Piano Extravaganza“ – një tufë lulesh vjeshte me kryevepra të pianos për adhuruesit e muzikës

“Piano Extravaganza“ është një nga ngjarjet më të pritura muzikore të vjeshtës tek ne – për shkak të programit, të përbërë prej veprave të panjohura ose të luajtura shumë pak në piano nga trashëgimia botërore muzikore, të ofruar prej interpretuesve..

botuar më 21-10-02 7.15.PD
Подкасти от БНР