Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dëgjoni dhe zgjidhni këngët tuaja të preferuara nga “Eurovision”

Gjatë vitit 2021 shënojmë 65 vjetorin nga zhvillimi i konkursit të këngëve të “Eurovision”. Me këtë rast, kolegët nga radio televizioni holandez NPO kanë krijuar një platformë të veçantë digjitale, në të cilën spektatorë dhe dëgjues nga shtetet pjesëmarrëse mund të votojnë për favoritët e vet, duke zgjedhur këngë nga të gjitha edicionet e konkursit

Radiot dhe stacionet televizive nga më shumë se 17 vende evropiane po kërkojnë që auditori i kontinentit të marrë pjesë në klasifikimin “Top 50 të Eurovision”. Më e veçanta në këtë votim është se secili  mund të votojë për këngët të cilat prezantojnë vendin e tij. Siç dihet, një nga veçoritë e rregullores së Eurovision është se vetëm njerëzit që nuk jetojnë në territorin e vendit mund të marrin pjesë në përzgjedhjen e këngëve. Në “Eurovision Top 50” ky rregull  nuk zbatohet dhe të gjithë mund të zgjedhin këngët e tyre të preferuara, pavarësisht nga vendi se ku ndodhen.

Sigurisht që ne, të dashur miq, ju ftojmë të votoni për këngët bullgare që ju pëlqejnë më shumë. Do t’i gjeni në linkun pak më poshtë, vetëm në dritaren „Search a song“ duhet të shkruani Bulgaria. Do të gjeni 12 këngë, me të cilat vendi ynë ka marrë pjesë që nga viti 2005 e këtej . Në platformë janë bashkangjitur fragmente nga këngët, disa nga të cilat mund t’i gjeni në linket këtu.

Ju urojmë dëgjim të këndshëm!

Dhe le të zgjedhim së bashku muzikën më të mirë që përfaqësoi Bullgarinë në Eurovision!

Zgjidhni këngët tuaja të dashura nga Eurovision.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Më shumë nga rubrika

Pllamena Mangova – 30 vjet në skenë

Para pak kohe në Sallën “Bëllgaria” Pllamena Mangova shënoi vjetorin e 30 nga dalja në skenë. Megjithëqë prej kohe jeton në Belgjikë pianistja e njohur bullgare shfrytëzon çdo mundësi për të takuar me publikun bullgar. Ideja e koncertit ishte i..

botuar më 21-06-30 7.15.PD
Ermilla Shfajcer dhe Srebrina Mineva

Një udhëtim muzikor nëpër Itali në qendër të Sofjes

Italia, romantike dhe e bukur - е tillë do të na paraqitet nga këngëtarja e operës Srebrina Mineva dhe pianistja Ermilla Shfajcer në koncertin e vet më 29 qershor në Muzeun e kryeqytetit “Boris Hristov”. Dhe për të mos fshehur asnjë nuancë..

botuar më 21-06-29 11.19.PD

Ollga Borisova: Përkulem përpara gjeniut krijues të popullit tonë

“E falënderoj Zotin për këtë peshqesh të madh - 60 vjetorin tim në skenë dhe 80 vjetorin tim jetik, të cilin e arrita - me shumë emocion tregon këngëtarja Ollga Borisova. - Jam e lumtur se gjatë gjithë jetës jam duke kënduar këngët tona të..

botuar më 21-06-28 1.38.MD