Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dëgjoni dhe zgjidhni këngët tuaja të preferuara nga “Eurovision”

Gjatë vitit 2021 shënojmë 65 vjetorin nga zhvillimi i konkursit të këngëve të “Eurovision”. Me këtë rast, kolegët nga radio televizioni holandez NPO kanë krijuar një platformë të veçantë digjitale, në të cilën spektatorë dhe dëgjues nga shtetet pjesëmarrëse mund të votojnë për favoritët e vet, duke zgjedhur këngë nga të gjitha edicionet e konkursit

Radiot dhe stacionet televizive nga më shumë se 17 vende evropiane po kërkojnë që auditori i kontinentit të marrë pjesë në klasifikimin “Top 50 të Eurovision”. Më e veçanta në këtë votim është se secili  mund të votojë për këngët të cilat prezantojnë vendin e tij. Siç dihet, një nga veçoritë e rregullores së Eurovision është se vetëm njerëzit që nuk jetojnë në territorin e vendit mund të marrin pjesë në përzgjedhjen e këngëve. Në “Eurovision Top 50” ky rregull  nuk zbatohet dhe të gjithë mund të zgjedhin këngët e tyre të preferuara, pavarësisht nga vendi se ku ndodhen.

Sigurisht që ne, të dashur miq, ju ftojmë të votoni për këngët bullgare që ju pëlqejnë më shumë. Do t’i gjeni në linkun pak më poshtë, vetëm në dritaren „Search a song“ duhet të shkruani Bulgaria. Do të gjeni 12 këngë, me të cilat vendi ynë ka marrë pjesë që nga viti 2005 e këtej . Në platformë janë bashkangjitur fragmente nga këngët, disa nga të cilat mund t’i gjeni në linket këtu.

Ju urojmë dëgjim të këndshëm!

Dhe le të zgjedhim së bashku muzikën më të mirë që përfaqësoi Bullgarinë në Eurovision!

Zgjidhni këngët tuaja të dashura nga Eurovision.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Më shumë nga rubrika

Hiti i fundit i Lubo Kirovit - një mesazh i fortë për domosdoshmërinë për të falur

Lubo Kirov është ndër këngëtarët më të njohur të estradës bullgare. Ai ka dhënë qindra koncerte, ka disa turne kombëtarë, çmime për grupin më të mirë, artist solo dhe muzikë. Ai ka shkruar mbi 200 tekste për këngë të interpretuara nga..

botuar më 21-08-24 7.15.PD

Albumi i ri i grupit Koka Mass Jazz – një hap përpara

3 vjet pas albumit Elephunky Trip (2018) të grupit Koka Mass Jazz, del albumi i ri  The Six Fingers - sfida e radhës për krijuesin e formacionit fjuzhën fënk, bateristi Konstantin Kacarski. Ai është autor dhe ka bërë aranzhimet e muzikës në The Six..

botuar më 21-08-23 11.36.PD

Hiti "Strehë në shi" – në një version akustik

"Strehë në shi" ose “Looking for Shelter”është një nga hitet më të mëdha të Vasill Petrovit. Teksti në anglisht është i Teri Kaliskit, ndërsa versioni bullgar është i Millço Spasovit. Këngëtari i njohur dhe i dashur i xhazit tregon se kjo këngë ka..

botuar më 21-08-19 7.15.PD