Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Super-prokurori është i paligjshëm, vendosi Gjykata Kushtetuese

Filip Dimitrov - Ish-Kryeministër i Bullgarisë
Foto: BGNES

Gjykata Kushtetuese shpalli se dispozitat me të cilat u krijua figura e prokurorit që heton kryeprokurorin janë në kundërshtim me ligjin themelor. Kështu, ideja e parlamentit të mëparshëm për të krijuar një mbikëqyrës mbi kryeprokurorin u bë e pamundur. Vendimi u mor me 11 vota. Vetëm gjyqtari Filip Dimitrov, i cili është ish-kryeministër i vendit, ishte i një mendimi të veçantë.

Ndryshimet e bëra në Kodin e Procedurës Penale dhe në Ligjin për pushtetin gjyqësor u kundërshtuan para Gjykatës Kushtetuese nga Presidenti Rumen Radev.