Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 430

Foto: Pixabay

Paralajmërim për një valë të re të Covid-19
Brenda 3 muajve fëmijët nën moshën 16 vjeç në vend do të jenë gjithashtu në gjendje të imunizohen, tha para bTV kryeinspektori shëndetësor shtetëror Doc. Angell Kunçev. Ai e arsyetoi pohimin duke thënë se vaksina për të miturit mbi moshën 12 vjeç tashmë është aprovuar në Shtetet e Bashkuara.
Kunçev paralajmëroi se ka shumë të ngjarë që të ketë një valë të re të koronavirusit, por shprehu shpresën se ajo nuk do të jetë gjatë sezonit të verës. "Shpresoj shumë që madje të ketë surpriza të reja për shkak të varianteve të reja të virusit, ato të jenë në sezonin e vjeshtës dhe të kemi një verë të qetë," shtoi Kunçev.
Eksperti është i shqetësuar se interesi për vaksinën AstraZeneca ka rënë dhe nëse nuk vendoset shpejt se kujt do t'i jepen dozat e mbetura, ato do të shkojnë dëm.


6.85% janë rastet e reja të Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit
 1078 janë rastet e reja të koronavirusit në vend pas 16 392 testeve të kryera gjatë 24 orëve të fundit. 6.58% e mostrave janë pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Shumica e të infektuarve rishtazi janë në qytetin e Sofjes – 205, pasuar nga rrethet e Plovdivit - 116, të Stara Zagorës - 100 dhe të Ruses - 62 raste. Numri i pacientëve aktivë u ul në 42 838. 5 571 pacientë u shtruan në spital. 555 u trajtuan në njësitë e kujdesit intensiv. Të vdekurit me Covid-19 në 24 orët e fundit janë përsëri një numër i madh - 116. Sipas këtij treguesi alarmues, Bullgaria renditet e 14-ta në botë dhe e 5-ta në Evropë. 3005 njerëz u shëruan nga koronavirusi në harkun e shënuar kohor. Më shumë se 25 485 vaksina janë bërë gjatë 24 orëve të fundit. Numri total i të vaksinuarve deri tani është 963 539. 311 845 persona janë të imunizuar me dozën e dytë.

 

Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.



Përpiloi: Joan Kolev dhe Ekipi “Lajme”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva dhe Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

Kopshti Botanik në Sofje shënon Festën e Barnave Mjekësore me një pazar të bimëve medicinale

Më 24 qershor, Dita e Enjos, e njohur në Bullgari si festa e bimëve mjekësore, do të shënohet në Kopshtin Botanik Universitar - Sofje. Do të ketë një pazar me bimë medicinale dhe aromatike dhe erëza gjatë gjithë ditës. Para mesditës, programi..

botuar më 21-06-24 4.50.PD

Kryeprokurori Ivan Geshev u takua me homologun e tij shqiptar Olsian Çela

Kryeprokurori Ivan Geshev u takua me kryeprokurorin shqiptar Olsian Cela, bëri të ditur zyra e shtypit e Prokurorisë. Të dy kryeprokurorët diskutuan çështje me interes të përbashkët, luftën kundër krimit të organizuar dhe bashkëpunimin midis..

botuar më 21-06-23 7.29.MD

Përfaqësuesit e biznesit dhe qytetarët kërkojnë hapjen e Ilinden-Eksohi

Sonte qytetarët bullgarë u mblodhën për të protestuar në rrugën Goce-Dellçev-Dramë. Arsyeja e pakënaqësisë së tyre është pika e mbyllur kufitare "Ilinden-Eksohi". Pasi dështuan përpjekjet e autoriteteve rajonale në dy rajonet kufitare për të gjetur..

botuar më 21-06-23 7.08.MD