Megjithëse mban emrin e qytetit Petriç, fortesa antike e vonë e Petriç Kale nuk ka asnjë lidhje me vendbanimin jugperëndimor. Fortifikimi është i vendosur në një tarracë të lartë prej guri në Rrafshnaltën e Avrenit, jo shumë larg kryeqytetit detar Varna.
Në të kaluarën fortesa ishte e arritshme vetëm nga jugu përmes një rripi të ngushtë shkëmbor, dhe rojet e saj natyrore ishin shkëmbinjtë e pastër dhe një luginë e thellë e pjerrët. Mbeturinat e saj mund të shihen edhe sot - pjesë e mureve dhe e ndërtesave të kështjellës, një kullë, një cisternë е madhe.
Petriç Kale u ndërtua në shekullin V-VI si pjesë e sistemit të hershëm të mbrojtjes bizantine. Gjatë Shtetit të Parë Bullgar në territorin e fortesës u ndërtuan vendbanimet e para sllave, në vitin1388 Petriç Kale u pushtua nga osmanët dhe një shekull më vonë u shkatërrua gjatë kryqëzatës së Vladislav Varnençikut. Udhëtari arab mesjetar Mohammed al-Idrisi e ka përshkruar kështjellën me fjalët "qytet i madh, i bukur dhe i pasur".
Një atraksion interesant për turistët sot janë shkallët e gjata të ndërtuara në hapësirën e ngushtë midis dy shkëmbinjve, cisterna e madhe për ujë të pijshëm dhe kryqi metalik në buzë të shkëmbinjve -i vendosur në vitin 2015 për të përkujtuar përmbytjen në fshatin Razdellna dhe si shenjë mirënjohjeje se shtëpitë e njerëzve janë ruajtur dhe nuk ka viktima.
Mund të mësoni më shumë fakte interesante rreth kalasë nga artikulli "Petriç Kale – thesari arkitekturor, që u bën përshtypje arkeologëve dhe turistëve" nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: arkiv
Më 10 prill pasdite tre avionë do të fluturojnë mbi qytetin Lloveç për të dërguar një përshëndetje ajrore me rastin e 45 vjetorit të fluturimit të kozmonautit të parë bullgar. Në datën e sotme në vitin 1979, në anijen kozmike “Sojuz 33” u krye..
Midis maleve të Sharrit, Korabit dhe Koritnikut ndodhet rajoni historiko-gjeografik i Gorës, popullsia e të cilit e quan veten "torbeshë", "bullgarë", "nashenci"... Sot kufiri verilindor i Shqipërisë e ndan Gorën në dy pjesë - në lindje, në të..
Sot fillon Kreshma e Madhe, më e gjata në kalendarin e Kishës Ortodokse. Javët e para dhe të fundit janë një agjërim i rreptë dhe përveç ushqimeve shtazore dhe qumështore, të cilat janë të përjashtuara gjatë gjithë periudhës së agjërimit, nuk..