Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Petriç Kale e prek qiellin mbi Rrafshnaltën e Avrenit

Foto: arkiv

Megjithëse mban emrin e qytetit Petriç, fortesa antike e vonë e Petriç Kale nuk ka asnjë lidhje me vendbanimin jugperëndimor. Fortifikimi është i vendosur në një tarracë të lartë prej guri në Rrafshnaltën e Avrenit, jo shumë larg kryeqytetit detar Varna.

Në të kaluarën fortesa ishte e arritshme vetëm nga jugu përmes një rripi të ngushtë shkëmbor, dhe rojet e saj natyrore ishin shkëmbinjtë e pastër dhe një luginë e thellë e pjerrët. Mbeturinat e saj mund të shihen edhe sot - pjesë e mureve dhe e ndërtesave të kështjellës, një kullë, një cisternë е madhe.

Petriç Kale u ndërtua në shekullin V-VI si pjesë e sistemit të hershëm të mbrojtjes bizantine. Gjatë Shtetit të Parë Bullgar në territorin e fortesës u ndërtuan vendbanimet e para sllave, në vitin1388 Petriç Kale u pushtua nga osmanët dhe një shekull më vonë u shkatërrua gjatë kryqëzatës së Vladislav Varnençikut. Udhëtari arab mesjetar Mohammed al-Idrisi e ka përshkruar kështjellën me fjalët "qytet i madh, i bukur dhe i pasur".

Një atraksion interesant për turistët sot janë shkallët e gjata të ndërtuara në hapësirën e ngushtë midis dy shkëmbinjve, cisterna e madhe për ujë të pijshëm dhe kryqi metalik në buzë të shkëmbinjve -i vendosur në vitin 2015 për të përkujtuar përmbytjen në fshatin Razdellna dhe si shenjë mirënjohjeje se shtëpitë e njerëzve janë ruajtur dhe nuk ka viktima.

Mund të mësoni më shumë fakte interesante rreth kalasë nga artikulli "Petriç Kale – thesari arkitekturor, që u bën përshtypje arkeologëve dhe turistëve" nga koleksioni i Radio Bullgarisë.

Përpiloi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dita e Gjelit - festa e pjellorisë mashkullore

Më 2 shkurt, sipas kalendarit kombëtar bullgar, festohet Dita e Gjelit kushtuar shëndetit dhe pjellorisë së fëmijëve meshkuj. Festa është më e përhapur në Bullgarinë Lindore. Një nga elementët e detyrueshëm është flijimi i gjelit. Ai kryhet nga..

botuar më 24-02-02 6.05.PD

Të krishterët ortodoksë nderojnë Dëshmorin e Shenjtë Trifon

Më 01 shkurt Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Trifonit sipas stilit të ri. Dita i paraprin festës së Paraqitjes së Zotit tonë Jisu Krisht në tempull (Ipapandia). Shenjtori, i cili jetoi në shekullin III në rajonin e Azisë së Vogël të..

botuar më 24-02-01 6.15.PD
Boris Mashallov

110 vjet nga lindja e këngëtarit të madh popullor Boris Mashallov

Sot festojmë 110 vjetorin e lindjes së këngëtarit të madh popullor bullgar Boris Mashallov, i njohur për interpretimet e tij kryesisht të këngëve nga krahina folklorike veriore. Ai ka lindur në qytetin Sevlievo, Bullgari Qendrore, në vitin..

botuar më 24-01-30 6.05.PD