Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Petriç Kale e prek qiellin mbi Rrafshnaltën e Avrenit

Foto: arkiv

Megjithëse mban emrin e qytetit Petriç, fortesa antike e vonë e Petriç Kale nuk ka asnjë lidhje me vendbanimin jugperëndimor. Fortifikimi është i vendosur në një tarracë të lartë prej guri në Rrafshnaltën e Avrenit, jo shumë larg kryeqytetit detar Varna.

Në të kaluarën fortesa ishte e arritshme vetëm nga jugu përmes një rripi të ngushtë shkëmbor, dhe rojet e saj natyrore ishin shkëmbinjtë e pastër dhe një luginë e thellë e pjerrët. Mbeturinat e saj mund të shihen edhe sot - pjesë e mureve dhe e ndërtesave të kështjellës, një kullë, një cisternë е madhe.

Petriç Kale u ndërtua në shekullin V-VI si pjesë e sistemit të hershëm të mbrojtjes bizantine. Gjatë Shtetit të Parë Bullgar në territorin e fortesës u ndërtuan vendbanimet e para sllave, në vitin1388 Petriç Kale u pushtua nga osmanët dhe një shekull më vonë u shkatërrua gjatë kryqëzatës së Vladislav Varnençikut. Udhëtari arab mesjetar Mohammed al-Idrisi e ka përshkruar kështjellën me fjalët "qytet i madh, i bukur dhe i pasur".

Një atraksion interesant për turistët sot janë shkallët e gjata të ndërtuara në hapësirën e ngushtë midis dy shkëmbinjve, cisterna e madhe për ujë të pijshëm dhe kryqi metalik në buzë të shkëmbinjve -i vendosur në vitin 2015 për të përkujtuar përmbytjen në fshatin Razdellna dhe si shenjë mirënjohjeje se shtëpitë e njerëzve janë ruajtur dhe nuk ka viktima.

Mund të mësoni më shumë fakte interesante rreth kalasë nga artikulli "Petriç Kale – thesari arkitekturor, që u bën përshtypje arkeologëve dhe turistëve" nga koleksioni i Radio Bullgarisë.

Përpiloi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nadka Karaxhova

13 vjet pa Nadka Karaxhovën

Në këtë ditë të vitit 2011 u largua nga kjo botë emblema e këngës popullore të krahinës trake, Nadka Karaxhova. Në moshën 73-vjeçare, ajo la pas qindra këngë të regjistruara për Radion Kombëtare Bullgare, Televizionin Kombëtar Bullgar dhe..

botuar më 24-01-03 4.22.MD

2 janari - Dita e Shën Silvestrit

Më 2 janar Kisha Ortodokse nderon Shën Silvestrin. Një papë romak që jetoi në shekujt të III-IV, i cili, sipas legjendës, pagëzoi perandorin Konstandin I të Madh. Populli ynë e nderon Shën Silvestrin si shenjtori mbrojtës i kafshëve,..

botuar më 24-01-02 3.26.MD

Festojmë Rrethprerjen e Zotit Jizu Krisht dhe Shën Vasilit të Madh

Më 1 janar Kisha Ortodokse Bullgare kremton Rrethprerjen e Zotit tonë Jizu Krisht. Në ditën e tetë pas lindjes së tij, Krishti u dërgua në tempull për t'iu kushtuar Perëndisë dhe për të përmbushur traditën e Rrethprerjes ose Pagëzimit të Dhiatës së..

botuar më 24-01-01 10.54.PD