Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Petriç Kale e prek qiellin mbi Rrafshnaltën e Avrenit

Foto: arkiv

Megjithëse mban emrin e qytetit Petriç, fortesa antike e vonë e Petriç Kale nuk ka asnjë lidhje me vendbanimin jugperëndimor. Fortifikimi është i vendosur në një tarracë të lartë prej guri në Rrafshnaltën e Avrenit, jo shumë larg kryeqytetit detar Varna.

Në të kaluarën fortesa ishte e arritshme vetëm nga jugu përmes një rripi të ngushtë shkëmbor, dhe rojet e saj natyrore ishin shkëmbinjtë e pastër dhe një luginë e thellë e pjerrët. Mbeturinat e saj mund të shihen edhe sot - pjesë e mureve dhe e ndërtesave të kështjellës, një kullë, një cisternë е madhe.

Petriç Kale u ndërtua në shekullin V-VI si pjesë e sistemit të hershëm të mbrojtjes bizantine. Gjatë Shtetit të Parë Bullgar në territorin e fortesës u ndërtuan vendbanimet e para sllave, në vitin1388 Petriç Kale u pushtua nga osmanët dhe një shekull më vonë u shkatërrua gjatë kryqëzatës së Vladislav Varnençikut. Udhëtari arab mesjetar Mohammed al-Idrisi e ka përshkruar kështjellën me fjalët "qytet i madh, i bukur dhe i pasur".

Një atraksion interesant për turistët sot janë shkallët e gjata të ndërtuara në hapësirën e ngushtë midis dy shkëmbinjve, cisterna e madhe për ujë të pijshëm dhe kryqi metalik në buzë të shkëmbinjve -i vendosur në vitin 2015 për të përkujtuar përmbytjen në fshatin Razdellna dhe si shenjë mirënjohjeje se shtëpitë e njerëzve janë ruajtur dhe nuk ka viktima.

Mund të mësoni më shumë fakte interesante rreth kalasë nga artikulli "Petriç Kale – thesari arkitekturor, që u bën përshtypje arkeologëve dhe turistëve" nga koleksioni i Radio Bullgarisë.

Përpiloi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv

Më shumë nga rubrika

“Dashuri, punë dhe këmbëngulje” – motoja e industrialistit Penço Semov nga Gabrovo

Pak bullgarë kanë dëgjuar për Penço Semovin, por për atë që krijoi flitet akoma në vendlindjen e tij. Mendje e ndritur dhe talent origjinal, ai është një shembull i vërtetë i bujarisë dhe patriotizmit që ishin karakteristik për bullgarët e pasur..

botuar më 21-07-10 6.05.PD
Kisha

Katedralja e Mitropolisë “Shën e Diela” në Sofje shënon festën e vet

Më 7 korrik, kur Kisha Ortodokse nderon kujtimin e Shenjtores Dëshmore e Diela, të gjithë kishat që mbajnë emrin e saj kremtojnë festën e tyre. Me një liturgji të shenjtë festën e vet shënon edhe Kisha e Mitropolisë së Sofjes “Shën e Diela” në qendrën e..

botuar më 21-07-07 7.45.PD

Manastiri i Pjetrit dhe Pavlit ka një histori të trazuar

Në shekujt XII-XIV në rajonin e kryeqytetit të vjetër bullgar Tërnovo, u ndërtuan shumë manastire, të cilat u vendosën si qendra kryesore shpirtërore dhe kulturore brenda Shtetit të Dytë Bullgar. Midis tyre është Manastiri i Shenjtorëve Pjetri dhe Pavli,..

botuar më 21-06-27 8.10.PD