Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Petriç Kale e prek qiellin mbi Rrafshnaltën e Avrenit

Foto: arkiv

Megjithëse mban emrin e qytetit Petriç, fortesa antike e vonë e Petriç Kale nuk ka asnjë lidhje me vendbanimin jugperëndimor. Fortifikimi është i vendosur në një tarracë të lartë prej guri në Rrafshnaltën e Avrenit, jo shumë larg kryeqytetit detar Varna.

Në të kaluarën fortesa ishte e arritshme vetëm nga jugu përmes një rripi të ngushtë shkëmbor, dhe rojet e saj natyrore ishin shkëmbinjtë e pastër dhe një luginë e thellë e pjerrët. Mbeturinat e saj mund të shihen edhe sot - pjesë e mureve dhe e ndërtesave të kështjellës, një kullë, një cisternë е madhe.

Petriç Kale u ndërtua në shekullin V-VI si pjesë e sistemit të hershëm të mbrojtjes bizantine. Gjatë Shtetit të Parë Bullgar në territorin e fortesës u ndërtuan vendbanimet e para sllave, në vitin1388 Petriç Kale u pushtua nga osmanët dhe një shekull më vonë u shkatërrua gjatë kryqëzatës së Vladislav Varnençikut. Udhëtari arab mesjetar Mohammed al-Idrisi e ka përshkruar kështjellën me fjalët "qytet i madh, i bukur dhe i pasur".

Një atraksion interesant për turistët sot janë shkallët e gjata të ndërtuara në hapësirën e ngushtë midis dy shkëmbinjve, cisterna e madhe për ujë të pijshëm dhe kryqi metalik në buzë të shkëmbinjve -i vendosur në vitin 2015 për të përkujtuar përmbytjen në fshatin Razdellna dhe si shenjë mirënjohjeje se shtëpitë e njerëzve janë ruajtur dhe nuk ka viktima.

Mund të mësoni më shumë fakte interesante rreth kalasë nga artikulli "Petriç Kale – thesari arkitekturor, që u bën përshtypje arkeologëve dhe turistëve" nga koleksioni i Radio Bullgarisë.

Përpiloi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv

Më shumë nga rubrika

Dita e Shën Gjergjit jashtë trapezës dhe paradës

6 maji në Bullgari është një festë e madhe – është dita e Shën Gjergjit! Dita e Shën Dëshmorit të Madh Gjergji Fitimprurës është festë e trimërisë dhe e Ushtrisë Bullgare. Kjo është dita në të cilën vihet fillimi i gjysmës verore të punës..

botuar më 21-05-06 8.10.PD

Pse veza e parë e Pashkëve është e kuqe?

Tradita është që vezët e Pashkëve të ngjyrosen Të Enjten e Madhe nga gruaja më e moshuar në familje. Në të kaluarën në shtëpitë më të pasura ngjyroseshin nja 500-600 vezë, kështu që ato të mjaftonin deri në Ditën e Ngjitjes së Zotit Jezu Krisht në..

botuar më 21-04-29 9.05.PD

Belladona është në thelbin e "mjekimit bullgar" të parkinsonizmit

Në vitin 1900 një i ri 24-vjeçar nga familja e një shëruesi në qytetin bullgar Sopot shkoi në Kostandinopojë për të studiuar sekretet e bimëve. Emri i tij është Ivan Raev dhe dy dekada më vonë ai u bë i famshëm në Itali si shpikësi i "cura..

botuar më 21-04-25 6.15.PD