Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Petriç Kale e prek qiellin mbi Rrafshnaltën e Avrenit

Foto: arkiv

Megjithëse mban emrin e qytetit Petriç, fortesa antike e vonë e Petriç Kale nuk ka asnjë lidhje me vendbanimin jugperëndimor. Fortifikimi është i vendosur në një tarracë të lartë prej guri në Rrafshnaltën e Avrenit, jo shumë larg kryeqytetit detar Varna.

Në të kaluarën fortesa ishte e arritshme vetëm nga jugu përmes një rripi të ngushtë shkëmbor, dhe rojet e saj natyrore ishin shkëmbinjtë e pastër dhe një luginë e thellë e pjerrët. Mbeturinat e saj mund të shihen edhe sot - pjesë e mureve dhe e ndërtesave të kështjellës, një kullë, një cisternë е madhe.

Petriç Kale u ndërtua në shekullin V-VI si pjesë e sistemit të hershëm të mbrojtjes bizantine. Gjatë Shtetit të Parë Bullgar në territorin e fortesës u ndërtuan vendbanimet e para sllave, në vitin1388 Petriç Kale u pushtua nga osmanët dhe një shekull më vonë u shkatërrua gjatë kryqëzatës së Vladislav Varnençikut. Udhëtari arab mesjetar Mohammed al-Idrisi e ka përshkruar kështjellën me fjalët "qytet i madh, i bukur dhe i pasur".

Një atraksion interesant për turistët sot janë shkallët e gjata të ndërtuara në hapësirën e ngushtë midis dy shkëmbinjve, cisterna e madhe për ujë të pijshëm dhe kryqi metalik në buzë të shkëmbinjve -i vendosur në vitin 2015 për të përkujtuar përmbytjen në fshatin Razdellna dhe si shenjë mirënjohjeje se shtëpitë e njerëzve janë ruajtur dhe nuk ka viktima.

Mund të mësoni më shumë fakte interesante rreth kalasë nga artikulli "Petriç Kale – thesari arkitekturor, që u bën përshtypje arkeologëve dhe turistëve" nga koleksioni i Radio Bullgarisë.

Përpiloi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Spisarevski (1916 –1943)

80 vjet nga bëma e pilotit Dimitër Spisarevski

Sot shënohet 80 vjetori i bëmës së pilotit Dimitër Spisarevski. Ai vdiq më 20 dhjetor 1943 gjatë Luftës së Dytë Botërore duke mbrojtur Sofjen nga bombardimet amerikane. Me aeroplanin e tij, Dimitër Spisarevski rrëzoi një bombardues të madh amerikan..

botuar më 23-12-20 6.05.PD
Shën Spiridon

Nderojmë Shën Spiridonin - shenjtorin mbrojtës të zejtarëve

Sipas kalendarit popullor dhe kalendarit të Kishës Ortodokse Bullgare, më 12 dhjetor kremtohet dita e Shën Spiridonit. Kjo ditë përkufizohet edhe si festë e organizatave dhe shoqatave të ndryshme esnafe. Shenjtori lindi në shekullin e IV-të në..

botuar më 23-12-12 6.35.PD

Të krishterët ortodoksë nderojnë nënën e Virgjëreshës - Shën Anna

Më 9 dhjetor adhurojmë Shën Anna - nëna e Hyjlindëses Mari. Për shumë vite, Joakimi dhe Anna nuk kishin pasardhës dhe iu lutën Zotit që t'u jepte një fëmijë. Një ditë, një Engjëll i Zotit iu shfaq Anës dhe i njoftoi se do të lindte një vajzë,..

botuar më 23-12-09 1.38.MD