Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Turizmi dëshiron që testet PCR të bëhen në llogari të shtetit

Polina Karastojanova
Foto: arkiv

Problemet në turizëm janë tashmë në fushën e diplomacisë, kështu që sektori i turizmit pret që Ministrja e Përkohshme e Turizmit Stella Balltova të punojë në sinkron me Ministrin e përkohshëm të Punëve të Jashtme. Këtë e tha për BNR Polina Karastojanova, drejtoreshë ekzekutive e Bordit Kombëtar të Turizmit.

Ajo theksoi se një koncept i ri i prezantimit të turizmit bullgar është i nevojshëm, për të deklaruar qartë se produkti turistik bullgar nuk është i lirë, por me cilësi të lartë. Sipas saj, biznesi i turizmit ka shteruar burimet e tij financiare, vetë masat Covid i kushtuan atij një investim të madh. Ajo tha se sektori këmbëngul që shteti të përballojë shpenzimet e testeve për turistët që mbërrijnë në Bullgari - antigjen ose PCR, për të krijuar hotele karantine dhe për të përballuar kostot e trajtimit të mundshëm.


Më shumë nga rubrika

Ruajtja e makinave të votimit është nën pikëpyetje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve - KQZ njoftoi Kryeministrin në detyrë Stefan Janev për një problem me ruajtjen e makinerive të votimit. KQZ-ja thekson se këtë e ka sinjalizuar një muaj më parë dhe këmbëngul që çështja të zgjidhet urgjentisht...

botuar më 21-10-22 3.07.MD
Georgi Panajotov

I bënë thirrje personelit të ushtrisë të vaksinohet

Ministri i Mbrojtjes Georgi Panajotov u bëri thirrje punonjësve të ushtrisë të vaksinohen kundër koronavirusit. “Vaksinat në këtë fazë janë mënyra e vetme për të mbrojtur. Tani është koha që ushtria bullgare të shërbejë si shembull për..

botuar më 21-10-22 12.42.MD

Sindikatat kërkojnë shfuqizimin e disa prej masave të reja anti-kovid

Dy sindikatat më të mëdha në Bullgari - Konfederata e Sindikatave të Pavarura dhe Konfederata e Punës “Podkrepa”, kërkuan nga Ministri i Shëndetësisë Stojço Kacarov që të anulojë kërkesën që personeli mjekësor në spitale dhe institucione sociale të..

botuar më 21-10-22 11.38.PD