Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 431

Foto: pixabay

Qeveria teknike duhet të marrë vendime për masat e jashtëzakonshme

Gëllëb Donev është një profesionist i shquar në rrethet tona, kështu qe unë besoj se ai do të përballet me këtë pozicion. Shpresoj se nuk do t'i nënshtrohet presionit në rrugë dhe ndjenjave revanshiste, tha për BNT ish-Ministrja e Çështjeve Sociale Denica Saçeva.

"Ajo që mbetet përpara është të shohim se si do të vazhdojë mbështetja e shtetit për njerëzit dhe bizneset, sepse masat aktuale janë të vlefshme deri më 31 maj. Fondet për ta janë siguruar edhe në qershor, si dhe shtesa për pensionet, por nëse ato do të vazhdojnë dhe në çfarë forme, duhet të vendoset nga qeveria provizore, theksoi Saçeva. Para programit "Horizont" të Radios Kombëtare Bullgare, Daniela Daritkova nga GERB vuri në dukje se për të vazhduar masat në mbështetje të biznesit dhe pensionistëve, qeveria e përkohshme do të duhet të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme epidemike.


Turizmi dëshiron që testet PCR të bëhen në llogari të shtetit

Problemet në turizëm janë tashmë në fushën e diplomacisë, kështu që sektori i turizmit pret që Ministrja e Përkohshme e Turizmit Stella Balltova të punojë në sinkron me Ministrin e përkohshëm të Punëve të Jashtme. Këtë e tha për BNR Polina Karastojanova, drejtoreshë ekzekutive e Bordit Kombëtar të Turizmit.

Ajo theksoi se një koncept i ri i prezantimit të turizmit bullgar është i nevojshëm, për të deklaruar qartë se produkti turistik bullgar nuk është i lirë, por me cilësi të lartë. Sipas saj, biznesi i turizmit ka shteruar burimet e tij financiare, vetë masat Covid i kushtuan atij një investim të madh. Ajo tha se sektori këmbëngul që shteti të përballojë shpenzimet e testeve për turistët që mbërrijnë në Bullgari - antigjen ose PCR, për të krijuar hotele karantine dhe për të përballuar kostot e trajtimit të mundshëm.


Pothuajse 1 mln janë të vaksinuarit kundër Covid-19

877 janë rastet e reja të koronavirusit, ose 6.6% të 13 190 testeve të kryera gjatë 24 orëve të fundit, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Përsëri, numri më i madh i të sapo infektuarve është në Sofje - 182, pasuar nga Varna - 77, Plovdiv - 72 dhe Burgas - 66. Numri i pacientëve me simptoma të shfaqura u ul në 41 434. Numri i pacientëve të shtruar gjithashtu u ul në 5 410, ose 160 më pak se në 24 orët e mëparshme. Janë 535 persona të infektuar në njësitë e kujdesit intensiv. 59 njerëz vdiqën me Covid-19. 2 222 pacientë u shëruan në harkun e shënuar kohor. Rritja e të vaksinuarve është mbresëlënëse. 35 748 doza janë dhënë në 24 orët e fundit. Tashmë ka 999 287 bullgarë të vaksinuar me të paktën një dozë. 338 083 prej tyre janë imunizuar me dy dozat.


KE pret rritje të PBB-së së Bullgarisë në vitin 2021

Për shkak të pandemisë Covid-19 ekonomia e Bullgarisë u tkurr me 4.2 për qind në vitin 2020. Investimet ranë ndjeshëm në gjysmën e parë të vitit për shkak të pasigurisë së lartë ekonomike. Importet gjithashtu u tkurrën - me 6.6 për qind.

Këtë e tregon një studim ti Komisioni Evropian. Sipas parashikimit të tij ekonomik në pranverë, aktiviteti ekonomik në vend pritet të shënojë një “rritje” në gjysmën e dytë të këtij viti dhe të marrë vrullin.

PBB do të rritet nga 3.5 për qind në 2021 në 4.7 për qind në 2022, në varësi të thithjes së fondeve të rimëkëmbjes. Eksportet e mallrave pritet të jenë në qendër të rimëkëmbjes këtë vit.


Infermierеt në Bullgari janë në minimumin sanitar

Pandemia nxori në pah problemet shumëvjeçare në sistemin tonë shëndetësor, duke përfshirë mungesën e infermiereve. Këtë e tha para Radios Kombëtare Bullgare Kryetarja e Bordit Rajonal të Shoqatës Bullgare të Profesionistëve të Shëndetësisë në Varna Rajna Bojaxhieva në Ditën e sotme Ndërkombëtare të Infermierisë. Sipas saj, përveç faktit që numri i infermiereve në institucionet tona mjekësore është në minimumin sanitar, shumica e tyre janë në moshën e pensionit ose para pensionit. Shumë prej tyre punojnë në 2-3 vende në të njëjtën kohë, për shkak të pagës së ulët. Disa prej tyre ende punojnë për 750 leva (383 euro) në muaj. Bojaxhieva i bëri thirrje qeverisë të marrë masa shpëtimi për sektorin në mënyrë që të mos thellojë daljen e personelit.



Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.



Përpiloi: Joan Kolev dhe Ekipi "Lajme"

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva dhe Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Gllavçev

Bullgaria është e gatshme të reagojë në rast të përshkallëzimit të situatës në Lindjen e Mesme

Në lidhje me situatën në Lindjen e Mesme, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev dhe qeveria janë në koordinim të vazhdueshëm me departamentet përkatëse dhe shërbimet e sigurisë dhe po e monitorojnë situatën. Ka gatishmëri për evakuimin e shtetasve..

botuar më 24-04-19 10.01.PD

Parashikimi i motit për 19 prillin

Të premten temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 7°, në Sofje 1°. Vranësirat do të jenë të konsiderueshme. Në mesditë do të ketë reshje shiu në rajonin Rilla-Rodope. Reshjet e shiut do të përfshijnë Bullgarinë Jugore deri në..

botuar më 24-04-18 7.40.MD

Ish-drejtoresha e doganave, Petja Bankova, mbetet përgjithmonë në paraburgim

Gjykata e Apelit e Sofjes i la në paraburgim të përhershëm ish-drejtoreshën e Agjencisë Doganore Petja Bankova dhe biznesmenin Stefan Dimitrov. Vendimi nuk mund të apelohet. Sipas arsyeve të gjyqtarëve, ekziston supozimi i bazuar se të dy janë..

botuar më 24-04-18 6.31.MD