Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Siguria e BE-së dhe NATO-s janë paralele

| rinovuar më 21-05-13 6.19.MD
Ilijana Jotova
Foto: arkiv

Nuk mund të ketë vetëm siguri evropiane dhe vetëm të NATO-s. Duhet të ketë bashkëpunim të mirë dhe efektiv në interes të qytetarëve tanë, tha Nënpresidentja Ilijana Jotova përpara konferencës virtuale ”Avancojmë të ardhmen: Përgatitja për NATO 2030”. Me këtë forum Klubi Atlantik në Bullgari shënon vjetorin e tij të 30-të.

Bisedimet për të ardhmen e NATO-s fillojnë dhe do të zhvillohen paralelisht me një bisedë tjetër me rëndësi kyçe për të gjithë ne, qytetarët evropianë - konferencën për të ardhmen e BE-s dhe platformën specifike “E ardhmja është në duart tuaja”, tha Jotova. “Është koha për një deklaratë të re mbi zhvillimin e BE-së, aktuale për botën e ndryshuar në të cilën jetojmë, dhe jo vetëm në kontinentin tonë”, theksoi Nënpresidentja.

Lufta kundër korrupsionit është lidhur drejtpërdrejt me pozicionin e Bullgarisë si një anëtar i qëndrueshëm i NATO-s në krahun juglindor të Aleancës, bëri të ditur Hero Mustafa, Ambasadore e SHBA-së në Bullgari, e cila gjithashtu u përfshi në forum.

Sipas saj, Bullgaria dhe rajoni i Detit të Zi duhet të përfitojnë nga mundësitë e përmirësuara për lidhje në fushën e sigurisë, energjisë dhe infrastrukturës. Ish-shefi i NATO-s George Robertson i bëri thirrje Bullgarisë për ta hequr veton për fillimin e negociatave për anëtarësimine Maqedonisë së Veriut në BE.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, vuri në dukje se në vitet e fundit, asnjë nga konfliktet në Ballkan nuk mund të ishte zgjidhur pa sinkronën midis Shteteve të Bashkuara dhe BE.



Më shumë nga rubrika

Në zgjedhjet e 14 nëntorit pritet një aktivitet më i madh jashtë vendit

Mund të pritet që të ketë më shumë aktivitet midis bashkatdhetarëve tanë në Britaninë e Madhe dhe vende të tjera në Evropë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale. Këtë e parashikoi para Radios Kombëtare Bullgare bullgarja Marija..

botuar më 21-09-17 11.46.PD

Blejnë më shumë makina për zgjedhjet e 14 nëntorit

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) do të blejë një shtesë prej 1600 makinash votimi pë zgjedhjet e 14 nëntorit. Kështu, vota “dy në një” për parlamentin dhe presidentin, si dhe votimin me makinë jashtë vendit do të sigurohet edhe në raundin e dytë të..

botuar më 21-09-17 11.37.PD

Në fund të javës numri i të infektuarve me Covid zvogëlohet

1724 janë sapo të infektuarve me koronavirusi në 24 orët e fundit. 8.1 për qind e 21 167 testeve të kryera ishin pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Në baza ditore, rastet u ulën me 138 të infektuar, por u rritën si përqindje me..

botuar më 21-09-17 8.53.PD