Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Siguria e BE-së dhe NATO-s janë paralele

| rinovuar më 21-05-13 6.19.MD
Ilijana Jotova
Foto: arkiv

Nuk mund të ketë vetëm siguri evropiane dhe vetëm të NATO-s. Duhet të ketë bashkëpunim të mirë dhe efektiv në interes të qytetarëve tanë, tha Nënpresidentja Ilijana Jotova përpara konferencës virtuale ”Avancojmë të ardhmen: Përgatitja për NATO 2030”. Me këtë forum Klubi Atlantik në Bullgari shënon vjetorin e tij të 30-të.

Bisedimet për të ardhmen e NATO-s fillojnë dhe do të zhvillohen paralelisht me një bisedë tjetër me rëndësi kyçe për të gjithë ne, qytetarët evropianë - konferencën për të ardhmen e BE-s dhe platformën specifike “E ardhmja është në duart tuaja”, tha Jotova. “Është koha për një deklaratë të re mbi zhvillimin e BE-së, aktuale për botën e ndryshuar në të cilën jetojmë, dhe jo vetëm në kontinentin tonë”, theksoi Nënpresidentja.

Lufta kundër korrupsionit është lidhur drejtpërdrejt me pozicionin e Bullgarisë si një anëtar i qëndrueshëm i NATO-s në krahun juglindor të Aleancës, bëri të ditur Hero Mustafa, Ambasadore e SHBA-së në Bullgari, e cila gjithashtu u përfshi në forum.

Sipas saj, Bullgaria dhe rajoni i Detit të Zi duhet të përfitojnë nga mundësitë e përmirësuara për lidhje në fushën e sigurisë, energjisë dhe infrastrukturës. Ish-shefi i NATO-s George Robertson i bëri thirrje Bullgarisë për ta hequr veton për fillimin e negociatave për anëtarësimine Maqedonisë së Veriut në BE.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, vuri në dukje se në vitet e fundit, asnjë nga konfliktet në Ballkan nuk mund të ishte zgjidhur pa sinkronën midis Shteteve të Bashkuara dhe BE.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Georgi Svilenski

Georgi Svilenski: Nëse do të ketë zgjedhje të ardhshme, duhet të jetë e qartë se për çfarë do të luftojnë partitë

BSP do ta kthejë mandatin e tretë nëse ia dorëzon presidenti Rumen Radev, theksoi deputeti nga e majta Georgi Svilenski. Sipas tij, dy mandatet e tjera të GERB-SDS dhe PP-DB mezi do të realizohen. Sipas tij, në parlamentin e ardhshëm socialistët do të..

botuar më 24-03-25 10.06.PD

Sofja pret edicionin e 20-të të "Edukimit Botëror"

Më 23 mars, në Sofje fillon edicioni i 20 jubilar i ekspozitës “Arsimi Botëror”. Në të marrin pjesë shtatëdhjetë institucione të arsimit të lartë dhe të mesëm dhe qendra për programe verore të gjuhës nga 17 vende, njoftuan organizatorët nga..

botuar më 24-03-23 5.05.PD

Vendpushimet tona të Detit të Zi janë duke kërkuar punonjës për sezonin e verës

Kërkimi i punonjësve për sezonin e ardhshëm veror ka filluar, raportoi BNT. Në Burgas, dhjetëra punëdhënës që kanë nevojë urgjente për punonjës në sektorin e turizmit morën pjesë në panairin e parë të punës përpara verës së 2024. Kërkesa më e madhe..

botuar më 24-03-22 8.18.MD