Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Siguria e BE-së dhe NATO-s janë paralele

| rinovuar më 21-05-13 6.19.MD
Ilijana Jotova
Foto: arkiv

Nuk mund të ketë vetëm siguri evropiane dhe vetëm të NATO-s. Duhet të ketë bashkëpunim të mirë dhe efektiv në interes të qytetarëve tanë, tha Nënpresidentja Ilijana Jotova përpara konferencës virtuale ”Avancojmë të ardhmen: Përgatitja për NATO 2030”. Me këtë forum Klubi Atlantik në Bullgari shënon vjetorin e tij të 30-të.

Bisedimet për të ardhmen e NATO-s fillojnë dhe do të zhvillohen paralelisht me një bisedë tjetër me rëndësi kyçe për të gjithë ne, qytetarët evropianë - konferencën për të ardhmen e BE-s dhe platformën specifike “E ardhmja është në duart tuaja”, tha Jotova. “Është koha për një deklaratë të re mbi zhvillimin e BE-së, aktuale për botën e ndryshuar në të cilën jetojmë, dhe jo vetëm në kontinentin tonë”, theksoi Nënpresidentja.

Lufta kundër korrupsionit është lidhur drejtpërdrejt me pozicionin e Bullgarisë si një anëtar i qëndrueshëm i NATO-s në krahun juglindor të Aleancës, bëri të ditur Hero Mustafa, Ambasadore e SHBA-së në Bullgari, e cila gjithashtu u përfshi në forum.

Sipas saj, Bullgaria dhe rajoni i Detit të Zi duhet të përfitojnë nga mundësitë e përmirësuara për lidhje në fushën e sigurisë, energjisë dhe infrastrukturës. Ish-shefi i NATO-s George Robertson i bëri thirrje Bullgarisë për ta hequr veton për fillimin e negociatave për anëtarësimine Maqedonisë së Veriut në BE.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, vuri në dukje se në vitet e fundit, asnjë nga konfliktet në Ballkan nuk mund të ishte zgjidhur pa sinkronën midis Shteteve të Bashkuara dhe BE.



Më shumë nga rubrika

Nikollaj Denkov

Vaksinimi kundër Covid-19 u jep mësuesve dy ditë pushim

Mësuesit do të marrin dy ditë pushim nëse vaksinohen kundër Covid-19. Kjo u njoftua nga Ministri i Arsimit Nikollaj Denkov. Ai e argumentoi vendimin me sëmundjen e përkohshme që mësuesit mund të merrnin pas imunizimit. Denkov sqaroi se deri..

botuar më 21-07-23 6.59.MD
Toshko Jordanov dhe Hristo Ivanov

Filluan konsultimet e ITN për krijimin e një qeverie

Partia më e madhe parlamentare “Ka një popull të tillë” (ITN) filloi konsultimet për të formuar një qeveri. Ato mbahen në ndërtesën e parlamentit. Takimi i parë ditën e premte ishte me “Bullgarinë Demokratike”. Pas përfundimit, dy kryetarët e..

botuar më 21-07-23 5.41.MD

Filluan konsultimet politike me Presidentin

Presidenti Rumen Radev filloi konsultimet me partinë "Ka një popull të tillë" (ITN) për të dorëzuar një mandat për ta formuar qeverinë e re. "Le të braktisim tezën “Zgjedhje të parakohshme”, bëri thirrje Presidenti. “Jemi të qartë se ne, si fitues..

rinovuar më 21-07-23 5.29.MD