Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Siguria e BE-së dhe NATO-s janë paralele

| rinovuar më 21-05-13 6.19.MD
Ilijana Jotova
Foto: arkiv

Nuk mund të ketë vetëm siguri evropiane dhe vetëm të NATO-s. Duhet të ketë bashkëpunim të mirë dhe efektiv në interes të qytetarëve tanë, tha Nënpresidentja Ilijana Jotova përpara konferencës virtuale ”Avancojmë të ardhmen: Përgatitja për NATO 2030”. Me këtë forum Klubi Atlantik në Bullgari shënon vjetorin e tij të 30-të.

Bisedimet për të ardhmen e NATO-s fillojnë dhe do të zhvillohen paralelisht me një bisedë tjetër me rëndësi kyçe për të gjithë ne, qytetarët evropianë - konferencën për të ardhmen e BE-s dhe platformën specifike “E ardhmja është në duart tuaja”, tha Jotova. “Është koha për një deklaratë të re mbi zhvillimin e BE-së, aktuale për botën e ndryshuar në të cilën jetojmë, dhe jo vetëm në kontinentin tonë”, theksoi Nënpresidentja.

Lufta kundër korrupsionit është lidhur drejtpërdrejt me pozicionin e Bullgarisë si një anëtar i qëndrueshëm i NATO-s në krahun juglindor të Aleancës, bëri të ditur Hero Mustafa, Ambasadore e SHBA-së në Bullgari, e cila gjithashtu u përfshi në forum.

Sipas saj, Bullgaria dhe rajoni i Detit të Zi duhet të përfitojnë nga mundësitë e përmirësuara për lidhje në fushën e sigurisë, energjisë dhe infrastrukturës. Ish-shefi i NATO-s George Robertson i bëri thirrje Bullgarisë për ta hequr veton për fillimin e negociatave për anëtarësimine Maqedonisë së Veriut në BE.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, vuri në dukje se në vitet e fundit, asnjë nga konfliktet në Ballkan nuk mund të ishte zgjidhur pa sinkronën midis Shteteve të Bashkuara dhe BE.



Më shumë nga rubrika

Presidenti Radev

Rumen Radev bëri thirrje për formimin e shpejtë të qeverisë

"Forcat politike të përfaqësuara në Parlament duhet të gjejnë formulën për formimin e një qeverie të rregullt në interes të shoqërisë bullgare dhe kjo duhet të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur," thuhet në pozitën e përhapur nga zyra e shtypit e..

botuar më 21-07-28 5.56.MD

Kornelija Ninova: Duhet të lidhim marrëveshje me shkrim me ITN, në rast të kundërt nuk do ta përkrahim kabinetin

Partia Socialiste Bullgare (BSP) do ta përkrahte qeverinë e “Ka një popull të tillë” (ITN) vetëm pasi nënshkruhet një marrëveshje me partinë e Sllavi Trifonovit, bëri të ditur liderja e së majtës Kornelija Ninova. Vendimi përfundimtar do të merret..

botuar më 21-07-28 3.46.MD

Deputetët anuluan pushimet e tyre verore

Parlamenti nuk do të pushojë në gusht, votuan deputetët. Propozimin e paraqitur nga partia “Ka një popull të tillë” që Kuvendi Popullor për të mos dalë në pushimet tradicionale verore njëmujore e mbështetën 119 deputetë. Asnjë deputet nuk votoi..

botuar më 21-07-28 1.21.MD