Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Siguria e BE-së dhe NATO-s janë paralele

| rinovuar më 21-05-13 6.19.MD
Ilijana Jotova
Foto: arkiv

Nuk mund të ketë vetëm siguri evropiane dhe vetëm të NATO-s. Duhet të ketë bashkëpunim të mirë dhe efektiv në interes të qytetarëve tanë, tha Nënpresidentja Ilijana Jotova përpara konferencës virtuale ”Avancojmë të ardhmen: Përgatitja për NATO 2030”. Me këtë forum Klubi Atlantik në Bullgari shënon vjetorin e tij të 30-të.

Bisedimet për të ardhmen e NATO-s fillojnë dhe do të zhvillohen paralelisht me një bisedë tjetër me rëndësi kyçe për të gjithë ne, qytetarët evropianë - konferencën për të ardhmen e BE-s dhe platformën specifike “E ardhmja është në duart tuaja”, tha Jotova. “Është koha për një deklaratë të re mbi zhvillimin e BE-së, aktuale për botën e ndryshuar në të cilën jetojmë, dhe jo vetëm në kontinentin tonë”, theksoi Nënpresidentja.

Lufta kundër korrupsionit është lidhur drejtpërdrejt me pozicionin e Bullgarisë si një anëtar i qëndrueshëm i NATO-s në krahun juglindor të Aleancës, bëri të ditur Hero Mustafa, Ambasadore e SHBA-së në Bullgari, e cila gjithashtu u përfshi në forum.

Sipas saj, Bullgaria dhe rajoni i Detit të Zi duhet të përfitojnë nga mundësitë e përmirësuara për lidhje në fushën e sigurisë, energjisë dhe infrastrukturës. Ish-shefi i NATO-s George Robertson i bëri thirrje Bullgarisë për ta hequr veton për fillimin e negociatave për anëtarësimine Maqedonisë së Veriut në BE.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, vuri në dukje se në vitet e fundit, asnjë nga konfliktet në Ballkan nuk mund të ishte zgjidhur pa sinkronën midis Shteteve të Bashkuara dhe BE.



Më shumë nga rubrika

Numri i të infektuarve me koronavirlus në 24 orët e fundit është përsëri mbi 100

121 janë rastet e reja të koronavirusit në vend brenda 24 orëve të fundit. Kjo është 0.8% e 15 842 testeve të kryera, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Në 5 rrethe të Gabrovo, Kjustendill, Razgrad, Sliven dhe Stara Zagora nuk ka të infektuar..

botuar më 21-07-23 9.33.PD
Ivan Geshev

Këshilli i Lartë Gjyqësor refuzoi kërkesën për lirimin e parakohshëm të Kryeprokurorit

Në një seancë që zgjati më shumë se gjashtë orë, Këshilli i Lartë Gjyqësor refuzoi si të papranueshme kërkesën e paraqitur nga Ministri i përkohshëm i Drejtësisë Janaki Stoillov për lirimin e Kryeprokurorit Ivan Geshev. Anëtarët e Këshillit të Lartë..

botuar më 21-07-22 5.19.MD

Më shumë se 400 000 të moshuar do të marrin para shtesë

Pensionet do të rriten mesatarisht me 12.5% ​​nga 1 tetori, njoftoi Ministri i Çështjeve Sociale dhe Zëvendës Kryeministër Gëllëb Donev. Përveç kësaj, 431 mijë njerëz mbi moshën 65 vjeç me pensione nën kufirin e varfërisë prej 369 leva (rreth 185 euro)..

botuar më 21-07-22 4.36.MD