Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Eurofound: Bullgarët – në vend të parë në BE për nga refuzimi i vaksinimit

Foto: BGNES

Bullgaria është midis vendeve të BE me besimin më të ulët në qeverinë e saj kombëtare për përballimin e pandemisë. Ajo renditet me 2.7 pikë (nga 10 të mundshme) ndër Poloninë (2.1), Kroacinë (2.5) dhe Republikën Çeke (2.9). Këtë e tregon një studim i Fondacionit Evropian për Përmirësimin e Kushteve të Jetesës dhe Punës (Eurofound), i quajtur "Jeta, Puna dhe Covid-19", cituar nga BGNES.

Bullgaria është vendi në BE ku njerëzit hezitojnë më shumë të vaksinohen, tregon gjithashtu studimi. 61% e bullgarëve të anketuar tregojnë se nuk ka shumë të ngjarë, ose se nuk ka gjasa të vaksinohen. 33% e bullgarëve janë plotësisht pro vaksinimit.