Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita 432

Foto: EPA/BGNES

Vala e tretë e epidemisë po largohet

Vala e tretë e pandemisë është nën kontroll dhe po largohet. Numri bazë riprodhues i infeksionit ka një vlerë rekord të ulët - 0,595. Prirja për të tkurrur infeksionin është shumë e fortë. Numri i rasteve aktive pritet të bjerë nën 35 000 me një tendencë për të zbritur në 30 000. Këtë e shkroi matematikani Prof. Nikollaj Vitanov në profilin e tij në Facebook. Ai punonte në Shtabin Operativ Kombëtare kundër koronavirusit si përfaqësues i Akademisë Bullgare të Shkencave. Drejtimi poshtë për të rënë nën 500 raste në ditë dhe shkuarja në 100 në ditë është shumë i fortë, shton Vitanov dhe thekson se shkalla e vdekjes nga epidemia gjithashtu ka rënë ndjeshëm nën 50 persona në ditë.


Qeveria teknike do të ruajë shtesën prej 50 levash (25 euro) për pensionistët për shkak të Covid-19

Zëvendës Kryeministri dhe Ministër i Çështjeve Sociale Gëllëb Donev njoftoi se shtesat prej 50 levash /25 euro/ për pensionistët për shkak të pandemisë do të paguhen deri në fund të mandatit të qeverisë së përkohshme. Nuk është e qartë nëse do të ketë fonde për të zgjatur pas majit masat 60:40 dhe 80:20 për ruajtjen e punësimit. "Unë do t'ju kërkoj të na jepni 7-10 ditë kohë për të përpunuar skenarët për të mbështetur ekonominë. E vërteta është se nëse biznesi nuk funksionon, nuk do të ketë para për asgjë, "tha Ministri i Financave Asen Vasilev.


Më pak se 6 për qind janë të infektuarit me koronavirus në 24 orët e fundit

657 janë rastet e reja të Covid-19 në vend, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Nga 11 106 testet e kryera për 24 orët e fundit, 5.9 për qind e mostrave ishin pozitive. Në kryeqytet rastet e reja janë 151, në Plovdiv - 64, në Varna - 55 dhe në Bllagoevgrad - 44. Numri i pacientëve të regjistruar me simptoma të shfaqura u ul në 38 515.  Në spital u shtruan 5250 pacientë, prej tyre 526 trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv. Numri i të shëruarve është pesë herë më i lartë se sa ai i të infektuarve - 3530. Në 24 orët e fundit 46 njerëz vdiqën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 17 150 veta. Vaksinat e dhëna për ditën janë 36 477. 1 035 763 njerëz janë vaksinuar me të paktën një dozë . Të imunizuarit me ciklin e plotë të të dy vaksinave janë 362 322.


Eurofound: Bullgarët – në vend të parë në BE për nga refuzimi i vaksinimit

Bullgaria është midis vendeve të BE me besimin më të ulët në qeverinë e saj kombëtare për përballimin e pandemisë. Ajo renditet me 2.7 pikë (nga 10 të mundshme) ndër Poloninë (2.1), Kroacinë (2.5) dhe Republikën Çeke (2.9). Këtë e tregon një studim i Fondacionit Evropian për Përmirësimin e Kushteve të Jetesës dhe Punës (Eurofound), i quajtur "Jeta, Puna dhe Covid-19", cituar nga BGNES. Bullgaria është vendi në BE ku njerëzit hezitojnë më shumë të vaksinohen, tregon gjithashtu studimi. 61% e bullgarëve të anketuar tregojnë se nuk ka shumë të ngjarë ose se nuk ka gjasa të vaksinohen. 33% e bullgarëve janë plotësisht pro vaksinimit.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Përpiloi: Joan Kolev dhe ekipi "Lajme"

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova dhe Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 17 prillin 2024

Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 18°, në Sofje 13°. Më të ulëta priten në Bullgarinë Veriperëndimore. Gjatë ditës do të ketë vranësira me reshje shiu, më intensive pasdite. Në pjesën perëndimore..

botuar më 24-04-16 7.35.MD
Kirill Vëtev

Ministri i Bujqësisë u zëvendësua disa ditë pas marrjes së detyrës

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev ka propozuar që Kirill Vëtev të lirohet nga posti i ministrit të bujqësisë dhe ushqimit dhe në vend të tij të emërohet Georgi Tahov, njoftoi shërbimi për shtyp i Këshillit të Ministrave. Në propozimin e tij..

botuar më 24-04-16 6.19.MD
 Kristalina Georgieva

Kristalina Georgieva: Nuk duhet humbur shansi për të hyrë në Eurozonë

Tatimi progresiv i të ardhurave lejon që burimet e një vendi të ndahen më me sukses me shoqërinë. Taksa e sheshtë prej 10 për qind luajti rolin e saj për të dalë në shesh të të ardhurave, por është koha për ta zëvendësuar atë, tha për BTA..

botuar më 24-04-16 12.41.MD