Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Libra për Plehra” në nëntë qytete bullgare

Foto: Facebook /@knigizasmet

Për të nëntin vit radhazi në Bullgari do të mbahet një fushatë e madhe ekologjike kushtuar riciklimit të plastikës dhe leximit me titull "Libra për Plehra". Këtë vit mikpritësit do të jenë nëntë qytete, në dy fundjavë në maj dhe qershor. Fillimi është sot në Pleven, Veliko Tërnovo dhe Stara Zagora. Të dielën (16 maj) fushata do të zhvillohet në Pleven dhe për herë të parë në Ruse. Më 5 qershor do të mund të bashkohemi me veprimtarinë ekologjike në Sofje dhe Plovdiv, dhe më 6 qershor në Burgas dhe Kjustendill. Kudo koha e fillimit është në orën 10:00 dhe është planifikuar të zgjasë deri në orën 13:00.

Duke ndjekur shembullin e përrallës së famshme popullore bullgare "Kumbulla për plehra", fushata "Libra për Plehra" na fton të sjellim në pikat e caktuara një kilogram plastikë të riciklueshme, dhe në këmbim do të marrim një libër të zgjedhur dhe surpriza të tjera.

Që nga fushata e parë "Libra për Plehra" në vitin 2013 deri më tani, si rezultat i fushatës, në Bullgari janë ricikluar mbi 80 tonë mbeturina plastike dhe dhjetëra mijëra libra janë shpërndarë, bënë të ditur organizatorët e iniciativës ekologjike.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Gjithnjë e më pak bullgarë dëshirojnë të bëjnë studime jashtë vendit

Gjithnjë e më pak diploma bullgare për studime jashtë vendit po certifikohen, njoftoi Ministria e Arsimit. 1536 të diplomuar në vitin e kaluar shkollor kanë marrë një apostille për arsim të mesëm. Janë certifikuar gjithsej 2652 dokumente bashke me..

botuar më 21-09-24 1.52.MD

Burgas u bë pjesë e familjes së qyteteve të gjelbra

Burgas u bë qyteti i parë bullgar që iu bashkua familjes së qyteteve të gjelbra. Marrëveshja u nënshkrua në një ceremoni të veçantë në Bruksel nga Nënkryetarja e Bashkisë për Zhvillim Strategjik dhe Ekologji, Digjitalizim dhe Përshtatje ndaj..

botuar më 21-09-23 5.24.MD

U botua një abetare bullgare për fëmijët dygjuhësh

"Po lexojmë me Asjan dhe Javorin" është emri i abetares së parë për nxënësit me gjuhë amtare të ndryshme nga bullgarishtja dhe për ata që kanë vështirësi në lexim në shkollën fillore. Abetarja është e përshtatshme për fëmijët bullgarë që rriten..

botuar më 21-09-22 3.09.MD