Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Libra për Plehra” në nëntë qytete bullgare

Foto: Facebook /@knigizasmet

Për të nëntin vit radhazi në Bullgari do të mbahet një fushatë e madhe ekologjike kushtuar riciklimit të plastikës dhe leximit me titull "Libra për Plehra". Këtë vit mikpritësit do të jenë nëntë qytete, në dy fundjavë në maj dhe qershor. Fillimi është sot në Pleven, Veliko Tërnovo dhe Stara Zagora. Të dielën (16 maj) fushata do të zhvillohet në Pleven dhe për herë të parë në Ruse. Më 5 qershor do të mund të bashkohemi me veprimtarinë ekologjike në Sofje dhe Plovdiv, dhe më 6 qershor në Burgas dhe Kjustendill. Kudo koha e fillimit është në orën 10:00 dhe është planifikuar të zgjasë deri në orën 13:00.

Duke ndjekur shembullin e përrallës së famshme popullore bullgare "Kumbulla për plehra", fushata "Libra për Plehra" na fton të sjellim në pikat e caktuara një kilogram plastikë të riciklueshme, dhe në këmbim do të marrim një libër të zgjedhur dhe surpriza të tjera.

Që nga fushata e parë "Libra për Plehra" në vitin 2013 deri më tani, si rezultat i fushatës, në Bullgari janë ricikluar mbi 80 tonë mbeturina plastike dhe dhjetëra mijëra libra janë shpërndarë, bënë të ditur organizatorët e iniciativës ekologjike.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Studentët bullgarë me origjinë shqiptare mund të mësojnë me bursa në Shqipëri

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bullgari informon se me vendim nr. 447, datë 22.07.2021, Këshilli i Ministrave ka vendosur dhënien e 2 bursave studimi për vitin akademik 2021-2022 për studentët bullgarë me origjinë shqiptare. Bursa e studimit..

botuar më 21-08-02 8.05.PD

Carevo përsëri bëhet kryeqyteti i mjaltit të manit

Më 1 gusht, në pushimoren buzë detit Carevo, fillon një festival “i shijshëm”, i cili i kushtohet mjaltit të manit i cili është tipik për krahinën e Stranxhës . Çdo vit, bletarë nga i gjithë vendi paraqesin në ekspozitën unike një gamë..

botuar më 21-07-31 7.05.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

“Mini Shengen” bëhet “Ballkani i hapur”, Bullgaria po kështu është e ftuar “Ballkani i Hapur” (Open Balkans) - kështu do të quhet iniciativa regjionale për një hapësirë të lirë ekonomike midis Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së..

botuar më 21-07-30 2.02.MD