Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Libra për Plehra” në nëntë qytete bullgare

Foto: Facebook /@knigizasmet

Për të nëntin vit radhazi në Bullgari do të mbahet një fushatë e madhe ekologjike kushtuar riciklimit të plastikës dhe leximit me titull "Libra për Plehra". Këtë vit mikpritësit do të jenë nëntë qytete, në dy fundjavë në maj dhe qershor. Fillimi është sot në Pleven, Veliko Tërnovo dhe Stara Zagora. Të dielën (16 maj) fushata do të zhvillohet në Pleven dhe për herë të parë në Ruse. Më 5 qershor do të mund të bashkohemi me veprimtarinë ekologjike në Sofje dhe Plovdiv, dhe më 6 qershor në Burgas dhe Kjustendill. Kudo koha e fillimit është në orën 10:00 dhe është planifikuar të zgjasë deri në orën 13:00.

Duke ndjekur shembullin e përrallës së famshme popullore bullgare "Kumbulla për plehra", fushata "Libra për Plehra" na fton të sjellim në pikat e caktuara një kilogram plastikë të riciklueshme, dhe në këmbim do të marrim një libër të zgjedhur dhe surpriza të tjera.

Që nga fushata e parë "Libra për Plehra" në vitin 2013 deri më tani, si rezultat i fushatës, në Bullgari janë ricikluar mbi 80 tonë mbeturina plastike dhe dhjetëra mijëra libra janë shpërndarë, bënë të ditur organizatorët e iniciativës ekologjike.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit ka miratuar 84 133 kërkesa për origjinë bullgare

8 474 shqiptarë kanë marrë miratim të aplikacioneve të tyre për origjinë bullgare që nga fillimi i vitit 2015 deri më 7 korrik 2021. Shqiptarët janë në vendin e pestë midis të huajve me rrënja të njohura bullgare. Përpara tyre janë..

botuar më 21-07-16 11.09.PD

Pas Covid-19: Vështirë do të hapemi drejt të afërmve, sepse grumbulluam frikësime të shumta

Më të vetmuar, më të vëmendshëm në lidhjet emocionale, por akoma të përgjëruar  për intimitet. Pasojat e dukshme dhe traumat nga largimi njëri nga tjetri na shtyjnë të drejtojmë pyetje të shumta. Sa gjatë pas  kulmit të verës do të mbajmë..

botuar më 21-07-15 12.07.MD

Rumjana Pavllova nga SHBA: Qeveria e ardhshme duhet të ketë guximin për të eliminuar strukturat e korrupsionit

Koalicioni “Bullgaria Demokratike” është në vend të parë në votimin e bullgarëve në shtetin amerikan të Massachusetts me 278 vota. 733 janë fletët e votimit të hedhura në të katër qendrat e votimit atje, sipas informacionit të KQZ-së. Në vendin e..

botuar më 21-07-14 10.49.PD