Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari – Dita e 433

Foto: BGNES

Vaksinim masiv në vendpushimin Sllënçev Brjag

Kryhet vaksinimi masiv i punonjësve në hotelet dhe restorantet në vendpushimin Sllënçev Brjag dhe sigurohet një “korridor i gjelbër” për imunizimin, si dhe mundësia për vaksinimin e të huajve të punësuar në industrinë e turizmit, vetëm kundër paraqitjes së një dokumenti identiteti.“Më shumë se 80 hotele në Sllënçev Brjag deri më tani kanë shprehur dëshirë dhe kanë përgatitur lista të stafit për vaksinim”, përgjithëson Teodora Pastarmaxhieva, anëtare e Bordit të Bashkimit të Pronarëve “Sllënçev Brjag”.


4.5 për qind janë të infektuarit me Covid-19 në 24 orët e fundit

506 janë rastet e reja të koronavirusit në vend, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. 4.5 për qind e 11 247 testeve të kryera janë pozitive. Në të gjitha rrethet të sapo infektuarit janë nën 100 vjeç. Shumica janë në qytetin e Sofjes – 98, pasuar nga rrethet e qyteteve Plovdiv - 55, Varna - 41 dhe Veliko Tarnovo - 27. 36 124 janë rastet e regjistruara aktive. 5114 pacientë u shtruan në spital. 516 trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv. 44 njerëz vdiqën me Covid-19 të konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit. Të shëruarit nga koronavirusi janë2 853 ose pesë herë më shumë sesa të infektuarit. 37 759 vaksina u bënë brenda 24 orëve të fundit. 387 980 persona u imunizuan me dy  doza. Të imunizimit të paktën me një dozë janë 1 073 523.


½ prej punëdhënësve janë gati ta vazhdojnë punën në distancë edhe pas pandemisë

Më shumë se gjysma e punëdhënësve (55%) kanë filluar të përdorin punën nga distanca në kompanitë e tyre, ndërsa 28% e kanë përdorur këtë formë të punës para pandemisë. 17% e punëdhënësve nuk e aplikojnë punën në distancë. Këtë e tregon një studim i Dhomës Bullgare të Tregtisë i zhvilluar ndër menaxherët e 180 ndërmarrjeve në të gjithë vendin për ndikimin e Covid-19 në organizimin e punës. Për çdo punëdhënës të tretë (33.3%) është i vështirë saktësimi i rregullave për punë në distancë dhe sigurimi i vendeve të punës në shtëpi me pajisjet e nevojshme. Përgjegjësia dhe stresi në rritje i punës janë një problem për 28% prej të anketuarve. 17% e menaxherëve shënojnë përshkallëzim të konflikteve brenda stafit. Përkundër këtyre problemeve, gjysma e punëdhënësve synojnë ta vazhdojnë punën në distancë edhe pas heqjes së masave anti-epidemike. Ulja e shpenzimeve të përgjithshme (72%) dhe krijimi i formave fleksibile të punës (67%) janë përfitimet më të mëdha të punës në distancë, sipas pjesëmarrësve në anketë.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Përpiloi: Elena Karkallanova dhe ekipi “Lajme”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova dhe Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët me reshje shiu në pjesën lindore të vendit. Vende-vende reshjet do të jenë intensive dhe të konsiderueshme në sasi. Në gjysmën perëndimore vranësitë do të çahen dhe do të zvogëlohen, gjatë ditës do..

botuar më 24-04-19 7.35.MD
Stefan Dimitrov

Ministri i jashtëm mbetet në detyrë derisa të shkarkohet nga presidenti

Ushtruesi i detyrës së ministrit të punëve të jashtme, Stefan Dimitrov ka deklaruar se do të qëndrojë në detyrë derisa të ketë dekret presidencial për lirimin e tij. Kujtojmë se zëvendësimin e tij e ka kërkuar ministri në detyrë Dimitër Gllavçev një..

botuar më 24-04-19 6.49.MD

40% e pulave vezore janë të prekura nga gripi i shpendëve

Nga tetori i vitit 2023 e deri më tani, më shumë se 2 milionë zogj - pula vezore - janë shkatërruar për shkak të shpërthimeve të gripit të shpendëve në Bullgari. Mbi 40% prej tyre janë prekur nga kjo sëmundje. Ivajllo Gëllëbov, kryetar i Unionit të..

botuar më 24-04-19 5.15.MD