Vaksinim masiv në vendpushimin Sllënçev Brjag
Kryhet vaksinimi masiv i punonjësve në hotelet dhe restorantet në vendpushimin Sllënçev Brjag dhe sigurohet një “korridor i gjelbër” për imunizimin, si dhe mundësia për vaksinimin e të huajve të punësuar në industrinë e turizmit, vetëm kundër paraqitjes së një dokumenti identiteti.“Më shumë se 80 hotele në Sllënçev Brjag deri më tani kanë shprehur dëshirë dhe kanë përgatitur lista të stafit për vaksinim”, përgjithëson Teodora Pastarmaxhieva, anëtare e Bordit të Bashkimit të Pronarëve “Sllënçev Brjag”.
4.5 për qind janë të infektuarit me Covid-19 në 24 orët e fundit
506 janë rastet e reja të koronavirusit në vend, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. 4.5 për qind e 11 247 testeve të kryera janë pozitive. Në të gjitha rrethet të sapo infektuarit janë nën 100 vjeç. Shumica janë në qytetin e Sofjes – 98, pasuar nga rrethet e qyteteve Plovdiv - 55, Varna - 41 dhe Veliko Tarnovo - 27. 36 124 janë rastet e regjistruara aktive. 5114 pacientë u shtruan në spital. 516 trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv. 44 njerëz vdiqën me Covid-19 të konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit. Të shëruarit nga koronavirusi janë2 853 ose pesë herë më shumë sesa të infektuarit. 37 759 vaksina u bënë brenda 24 orëve të fundit. 387 980 persona u imunizuan me dy doza. Të imunizimit të paktën me një dozë janë 1 073 523.
½ prej punëdhënësve janë gati ta vazhdojnë punën në distancë edhe pas pandemisë
Më shumë se gjysma e punëdhënësve (55%) kanë filluar të përdorin punën nga distanca në kompanitë e tyre, ndërsa 28% e kanë përdorur këtë formë të punës para pandemisë. 17% e punëdhënësve nuk e aplikojnë punën në distancë. Këtë e tregon një studim i Dhomës Bullgare të Tregtisë i zhvilluar ndër menaxherët e 180 ndërmarrjeve në të gjithë vendin për ndikimin e Covid-19 në organizimin e punës. Për çdo punëdhënës të tretë (33.3%) është i vështirë saktësimi i rregullave për punë në distancë dhe sigurimi i vendeve të punës në shtëpi me pajisjet e nevojshme. Përgjegjësia dhe stresi në rritje i punës janë një problem për 28% prej të anketuarve. 17% e menaxherëve shënojnë përshkallëzim të konflikteve brenda stafit. Përkundër këtyre problemeve, gjysma e punëdhënësve synojnë ta vazhdojnë punën në distancë edhe pas heqjes së masave anti-epidemike. Ulja e shpenzimeve të përgjithshme (72%) dhe krijimi i formave fleksibile të punës (67%) janë përfitimet më të mëdha të punës në distancë, sipas pjesëmarrësve në anketë.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Elena Karkallanova dhe ekipi “Lajme”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova dhe Vesella Mançeva
Aromat dhe kozmetika bullgare do të prezantohen në ekspozitën IN-COSMETICS GLOBAL 2024 që fillon më 16 prill në kryeqytetin botëror të industrisë së parfumerisë - Paris, njoftoi Shoqata Kombëtare Bullgare "Vajra eterike, Parfumeri dhe Kozmetikë"...
Të martën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 18°, në Sofje 13°. Gjatë ditës do të jetë me diell. Pas mesditës, vranësirat do të shtohen nga perëndimi dhe deri në mbrëmje do të ketë reshje shiu në Bullgarinë Perëndimore...
Pas një konsultimi të gjerë me anëtarët e saj, partia “Lëvizja e Gjelbër” del nga koalicioni “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” dhe do të paraqitet veçmas në zgjedhjet evropiane dhe ato të parakohshme parlamentare të 9 qershorit...
Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 18°, në Sofje 13°. Më të ulëta priten në Bullgarinë Veriperëndimore...
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev ka propozuar që Kirill Vëtev të lirohet nga posti i ministrit të bujqësisë dhe ushqimit dhe në vend të tij të..
Tatimi progresiv i të ardhurave lejon që burimet e një vendi të ndahen më me sukses me shoqërinë. Taksa e sheshtë prej 10 për qind luajti rolin e..