Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministria e Arsimit shpalli katër prioritete

Nikollaj Denkov
Foto: BGNES

Ministri i përkohshëm i arsimit Nikollaj Denkov njoftoi si prioritet bazë të Ministrisë përfundimin me sukses të vitit shkollor, provimet e maturës shtetërore, vlerësimin e jashtëm kombëtar të nxënësve dhe pranimin e tyre në shkollat pas mbarimit të arsimit shtatë vjeçar.

Prioriteti i dytë është përgatitja e vitit të ri shkollor pas analizës së rezultateve të mësimit në distancë. "Mbi këtë bazë, ne do të propozojmë një paketë masash që do të zbatohen nga ekipi tjetër në Ministri," shpjegoi Denkov.

Si prioritete 3 dhe 4, Ministri renditi plotësimin e hartës së arsimit të lartë në Bullgari dhe pasqyrën e aktiviteteve të përcaktuara në Planin për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë në arsim dhe në studimet shkencore.


Më shumë nga rubrika

Kryqi i Kuq Bullgar shpalli një konkurs fotografik

Me rastin e njëqindvjetorit të tij, Kryqi i Kuq Bullgar organizon një konkurs fotografie të quajtur “HUMAN-i-ti”. “Konkursi është një sfidë, si për ne ashtu edhe për të gjithë fotografët amatorë dhe profesionistë - për të gjetur njerëzimin, për ta..

botuar më 21-07-31 9.45.PD
Stefan Janev

Kryeministri Stefan Janev: Bullgaria duhet të ketë një qeveri të qëndrueshme

Të mos nxitohet me parashikimet dhe skenarët për një javë, dy muaj, etj. Për këtë bëri thirrje Kryeministri në detyrë Stefan Janev para gazetarëve pasi iu dha një mandat për të formuar një qeveri partisë ITN. Janev tha se partive në parlament duhet..

botuar më 21-07-30 6.54.MD

Pllamen Nikollov është kandidati për kryeministër i ITN

Presidenti Rumen Radev dorëzoi një mandat për të formuar një qeveri partisë më të madhe parlamentare “Ka një popull të tillë” - ITN. Kandidati për kryeministër i partisë është doktori i filozofisë së drejtësisë, politikës dhe ekonomisë Pllamen..

botuar më 21-07-30 5.32.MD