Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministria e Arsimit shpalli katër prioritete

Nikollaj Denkov
Foto: BGNES

Ministri i përkohshëm i arsimit Nikollaj Denkov njoftoi si prioritet bazë të Ministrisë përfundimin me sukses të vitit shkollor, provimet e maturës shtetërore, vlerësimin e jashtëm kombëtar të nxënësve dhe pranimin e tyre në shkollat pas mbarimit të arsimit shtatë vjeçar.

Prioriteti i dytë është përgatitja e vitit të ri shkollor pas analizës së rezultateve të mësimit në distancë. "Mbi këtë bazë, ne do të propozojmë një paketë masash që do të zbatohen nga ekipi tjetër në Ministri," shpjegoi Denkov.

Si prioritete 3 dhe 4, Ministri renditi plotësimin e hartës së arsimit të lartë në Bullgari dhe pasqyrën e aktiviteteve të përcaktuara në Planin për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë në arsim dhe në studimet shkencore.


Më shumë nga rubrika

Kirill Petkov

Ish-ministra nga kabineti teknik do të bëjnë pjesë në zgjedhjet parlamentare

Asen Vasilev dhe unë po hyjmë në politikë dhe do të kandidojmë në zgjedhje, tha is -ministri i përkohshëm i ekonomisë, Kirill Petkov. “Koha deri në zgjedhje nuk na lejon të regjistrojmë një parti dhe ne aktualisht po shqyrtojmë të gjitha opsionet”,..

botuar më 21-09-16 12.12.MD

Tre ministra të rinj në qeverinë e ardhshme të përkohshme

Presidenti Rumen Radev prezantoi Këshillin e ri të Përkohshëm të Ministrave, i cili do të organizojë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe të rregullta presidenciale më 14 nëntor. Për herë të parë, një qeveri teknike po merr mandatin nga një..

botuar më 21-09-16 10.26.PD

Pacientët aktiv me koronavirus tani po i afrohen 40 000

1862 janë rastet e reja të koronavirusit në vend gjatë 24 orëve të fundit. 7.5 për qind e 24 745 testeve të kryera janë pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Të sapo infektuarit janë 167 më pak se të mërkurën, dhe shkalla e të..

botuar më 21-09-16 10.04.PD