Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një konkurs 6-ditor i vrapimit mbahet në Sofje

Foto: bg.srichinmoyraces.org

Nga data 21 deri më 27 maj 2021 për herë të parë në Bullgari mbahet një garë 6-ditore vrapimi. Ajo shënon fillimin e një brezi të ri të konkurseve shumë ditore në Gadishullin Ballkanik. Itinerari është i gjatë 750 m dhe ndodhet në Sofje në parkun "Shën Pjetri dhe Pali". Pjesëmarrësit janë nga Austria, Sllovakia, Bullgaria, Italia.

Konkurrentët përshkojnë distancën më të gjatë të mundshme, duke bërë turne në pistë, e cila është e hapur 24 orë në ditë. Vrapuesit vendosin kur dhe sa të pushojnë.

Vrapimet e para gjashtë ditore janë organizuar në vitin 1870. Rekordi botëror është i Jannis Kuros - 1,036 kilometra, ndërsa ai bullgar është i Radi Milevit me 710 km.