Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për një vizitë te kazakët në fshatin e vjetër Kazashko

Një kryq tetëkëndësh pret miqtë e fshatit Kazashko

Të fshehura mes kallamishteve në brigjet e liqenit të Varnës kanë heshtur disa anije peshkimi. Dhe pranë tyre ngrihet një kryq tetëkëndësh i pikturuar në blu, që të rikujtojë se këtu jetojnë trashëgimtarët e kazakëve të donit nga Rusia e largët. Përpara më shumë se 110 viteshstërgjyshërit e tyre mjekërgjatë lëvizin përgjatë këtyre brigjeve, për të praktikuar Ortodoksinë e vjetër. Fshati jo rastësisht qyet Kazashko, kurse banuesit e tij me krenari e përcaktojnë veten si besimtarë të vjetër kazakë ose zbatues të riteve të vjetra. Kjo është bashkësia më e vogël etnike në Bullgari.

Gergana Petkova - kryetare bashkie e fshatit Kazashko

Në ditët tona fshati buzë liqenit numëron më pak se 400 banues të përhershëm. Në qendër, pikërisht përballë bashkisë, ngrihet një godinë e vogël e rinovuar, përpara saj është e ekspozuar një varkë peshkimi tipike kazake. Kjo është e ashtuquajtura qendër kazake. Në hyrje na pret kryetarja e bashkisë në vazhdim të shumë viteve Gergana Petkova. Ajo është gruaja e vetme ataman në Bullgari /udhëheqëse e kazakëve/.

Fshati ynë Kazashko është themeluar gjatë vitit 1905. Kjo vihet re dhe nga stema jonë. Dhe sot e kësaj dite shumica, më në veçanti pjesa e moshuar e popullsisë, janë kazakë të quajtur staroobrjadci, ose lipovani. Do të pyesni se përse i kanë quajtur kështu? Njëri nga versionet është se ikonat, të cilat kanë mbajtur me vete dhe të cilat kanë qenë pasuria e tyre bazë, kanë qenë të pikturuara mbi dërrasa bliri. Dhe që aty u ka ardhur emri lipovani /bliri/ - tregon Gergana Petkova.

Qendra kazake në fshatin Kazashko u hap gjatë vitit 2018

Gjatë periudhës së shekujve 12-13 përkrahësit e ortodoksisë së vjetër ikin në masë nga Rusia dhe shpërndahen nëpër të gjithë botën, të dëbuar nga reformat fetare të patriarkut rus Nikon dhe përpjekjet e Pjetrit të Madh për të modernizuar vendin. Pas endjeve të gjata një grup i vogël mbërrin në bregun e liqenit të Varnës, mësojmë nga kryetarja e bashkisë.

Ajo është iniciatoree vëllazërimit gjatë vitit 2018 të fshatit të vogël kazak me Natuhaevskaja, afër Novorosijsk, ku jetojnë afro 11 000 trashëgimtarë tëkazakëve. Qendra e kazakëve është krijuar po kështu me iniciativë të saj. Këtu gjendet shkolla e ditës së diel dhe një përmbledhjemuzeoremjaft kureshtare, e cila na kthen në të kaluarën e fshatit Kazashko. “Po mundohemi që traditat të ruhen dhe ti transmetohen brezit të ardhshëm. I tillë qe dhe qëllimi i krijimit të këtij muzeu. Këto janë sende nga jeta, të përdorura nga popullsia dhe shikoni sesi pak nga pak gërshetohet tradita bullgare dhe tradita kazake ruse”-sqaron Gergana Petkova, derisa na prezanton ekspozitën. Dhe na shpie në dhomën tjetër:

Kisha e vjetër “ Tempulli i virgjëreshës Mari”

“Këtu është shkollajonë e ditës së diel me 13 fëmijë. Jo se nuk ka dëshirues të tjerë, thjesht kaq janë vendet, të cilat kemi mundur të sigurojmë. Këto janë banka të vjetra, në të cilat janë ulur mbase prindërit e tyre. Këtu fëmijët mësojnë gjuhën ruse dhe fe. Kjo është diçka si një klub, quhet klubi “Kazaçeta”. Mësojmë këngë, të cilat transmetohen brez pas brezi, po përgatisim festat. Fëmijët kanë veshje popullore të posaçme festive. Unë vet jam me një arsim teologjik dhe u jap mësim vullnetarisht. Për mua ky është një aktivitet shumë i këndshëm, jashtë detyrave të mia zyrtare si kryetarebashkie".

Foto: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria pret turistë të rinj nga Hungaria

Bullgaria është ftuar si mysafir ekskluziv në ekspozitën ndërkombëtare të udhëtimit TRAVEL+ në Budapest. Kjo është ngjarja më e rëndësishme në Hungari me një fokus të drejtpërdrejtë turistik, duke paraqitur ofertat më të fundit dhe më interesante..

botuar më 24-02-22 1.25.MD
Bazilika Episkopale e Filipopolit

Shtuan 7 destinacione të reja mes 100 Objekteve Turistike Kombëtare

Bazilika Episkopale e Filipopolit dhe ndërtesa antike e vonë "Ejrene" në Plovdiv janë tani pjesë e 100 Objekteve Turistike Kombëtare në Bullgari. Kështu vendosi Këshilli Koordinues i Lëvizjes Kombëtare "Njih Bullgarinë - 100 Objekte Turistike..

botuar më 24-02-22 10.49.PD

Ekspozita retrospektive “Turizmi në Vitosha” tregon për lidhjen mes malit dhe njerëzve

Emrat e turistëve të parë që "pushtuan" Vitoshën, pajisjet e tyre dhe rrugët e ngjitjes - me këto dhe shumë eksponate të tjera interesante, ekspozita "Turizmi në Vitosha - nga hapat e parë deri sot" tërheq vëmendjen e kryeqytetasve. Ajo është e e hapur..

botuar më 24-02-11 8.15.PD