Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shpata e Rakovskit është eksponat i muajit në Muzeun Historik të Plovdivit

Foto: arkiv

Shpata origjinale e revolucionarit Georgi Stojkov Rakovski, pronë e Muzeut Historik në qytetin Ruse, është eksponat i muajit në Muzeun Historik të Plovdivit. Arma është një nga aksentët e ekspozitës kushtuar përvjetorit të 200 të lindjes së themeluesit të lëvizjes nacional-çlirimtare bullgare dhe mund të shihet deri në fund të muajit qershor aty.


Shpata e Rakovskit ka një histori interesante. Në vitin 1967 në Muzeun Historik në qytetin Ruse dorëzohet një shpatë në të cilën lexohet një mbishkrim i gdhendur me arë në dy reshta: “Sava S.Rakovski 1 maj 1854”. Del që shpata u zbulua në një shtëpi të vjetër në fshatin Novo Sello, rajoni i qytetit Ruse në vitin 1955. Pronari i dha armën me teh të ndryshkur kovaçit për të bërë një thikë prej saj. Ku ndryshku u pastrua u bë e qartë, se tehu i keqëruajtr nuk është i zakonshëm. Mbishkrimi flitej se ky është arma personale e rilindësit dhe atdhedashësi bullgar.

Përpilues: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv