Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dr. Nedelja Shtonova: Truri pa qëllim mund të hakohet shumë lehtë

Foto: arkivi personal i Nedelja Shtonovës

Ajo është një nga personalitetet më interesante në Bullgari - me një stil unik dhe pozitivizëm të madh, e cila të frymëzon me filozofinë e saj. Profesioni i saj si mjeke e ka takuar me qindra njerëz, shumë prej të cilëve kanë fat të çuditshëm. Në vazhdim të 10 viteve Dr. Nedelja Shtonova mbledh dhe kërkon histori në territoret e katër kontinenteve.

"Kur vendosa të shkruaj një libër, doja të eksploroja rrugën e besimit përmes 70 fateve njerëzore që kalojnë nëpër sprovat e jetës, në shikim të parë në mënyrë paradoksale", thotë Nedelja. Asnjë nga këto histori nuk ka një fund të palumtur. Sipas fjalëve të saj, njeriu i sotëm është mjaft i sëmurë, mjaft mbipeshë dhe mjaft i zhgënjyer. "Unë mendoj se po t'u tregojmë njerëzve se për çfarë janë të aftë, ata do të kenë një qëndrim dhe vetëbesim shumë më të lartë," është kategorike Nedelja Shtonova.

“Ky është një mekanizëm i nënndërgjegjeshëm, secili prej nesh ka neurone pasqyre", vazhdon autorja e librit "Balona drejt parajsës". "Nëse po shoh se ju jeni duke buzëqeshur, mbase edhe unë do të buzëqesh". Nëse e shoh që jeni agresivë dhe të pakënaqur, kjo do të aktivizojë në mënyrë të pavetëdijshme mimikën time emocionale. Dhurata më e çmuar që një person mund t'i bëjë një tjetri është frymëzimi. Kjo është arsyeja se pse unë i mblodha këto histori - ato janë frymëzuese, sepse në to besimi është më i fortë se logjika. Unë besoj se qelizat tona mund të "përgjojnë" mendimet tona dhe pastaj këto mendime të somatizohen dhe të na sëmurin, ose të aktivizojnë tërë potencialin shërues me të cilin kemi lindur ".

U bëra mjeke - neurologe sepse gjithmonë kam dëshiruar të deshifroj se nga çfarë janë bërë emocionet dhe cila është kjo gjë që e nxit sjelljen tonë, thotë Dr. Shtonova për Radio Bullgarinë. Sipas saj njerëzit që kanë qëndrimin e duhur ndaj botës kalojnë përmes krizave të jetës më lehtë. Dhe ajo vendosi ta provonte idenë e vet nëpërmjet dy metodave krejtësisht të ndryshme - përmes një disertacioni shkencor dhe në mënyrë artistike.

Tema e disertacionit të saj në Universitetin e Mjekësisë në Sofje është roli i faktorëve psikosocialë për shfaqjen dhe përshpejtimin e aterosklerozës qendrore dhe periferike.

"Ateroskleroza është një proces që çon në depozitimin e yndyrës në shtresën e brendshme të enëve të gjakut dhe në fakt është vrasësi numër një, sepse kur integriteti i enës së gjakut prishet, ndodhin sëmundje të ndryshme - goditje në tru, sulme në zemër dhe trombozë arteriale periferike", na shpjegoi Dr. Shtonova.

"Besimi është diçka që e bën trurin të përqendruar, kurse një tru pa qëllim është një problem i madh. Një tru që nuk ka shtylla të forta, mbi të cilat të mbështeten gjërat vërtet kuptimplota, mund të hakohet shumë lehtë nga sulmet terroriste si pakënaqësia, urrejtja dhe agresioni, " na kujton Nedelja Shtonova.

Ajo gjithashtu thotë se nga personazhet e librit të saj ka mësuar se sa mirënjohës duhet të jemi se nuk kemi përjetuar gjëra shumë të tmerrshme në jetë.

"Ndonjëherë ne jemi kapriçiozë dhe të llastuar dhe ne jemi të pakënaqur për gjëra kaq të vogla. "Ndonjëherë jeta vetëm me një goditje shkatërron gjithçka - thjesht për të na rikrijuar përsëri me një besim i cili është më i fortë se logjika," shtoi në përfundim Dr. Nedelja Shtonova.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkivi personal i Nedelja Shtonovës



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Krasimir Karailiev nga Bratislava: Duhet ta mbrojmë Bullgarinë dhe t'ia tregojmë botës

Krasimir Karailiev ka lindur në Sllovaki, por prejardhja e tij është nga Bullgaria. Ai është pasardhës i kopshtarëve bullgarë, fama e të cilëve u përhap në një sërë vendesh evropiane në fund të shekullit të ХІХ-të dhe në gjysmën e parë të shekullit të..

botuar më 24-04-06 11.00.PD

Për veprimtarinë patriotike të Ahmet Ballës dhe komunitetin bullgar në Shqipëri

Duke u nis ur nga veriu për në jug , nga rajonet malore të Gorës dhe Gol l o bo rd ë s dhe duke zbritur drejt pikës  më juglindore të Shqipërisë, fshatin Vërnik , do të dëgjoni t ë flitet gjuha bullgare. Në disa nga këto vende, për..

botuar më 24-03-24 11.05.PD

Dhimitër Pandovski nga Korça: "Ne jemi bullgarë dhe asgjë tjetër!"

Krahas rajoneve historiko-gjeografike të Gorës dhe Gollobordës, popullsi kompakte bullgare ka edhe në pjesën juglindore të Shqipërisë. Edhe pse migrimi ekonomik i viteve të fundit ka pasur një ndikim negativ, bullgarët në rajonin e qyteteve Korçë,..

botuar më 24-03-09 11.10.PD