Edicioni i tretë i udhëtimit letrar nëpër vendet emblematike për kulturën tonë në kryeqytet filloi me një tregim për dy nga revistat më të mëdha letrare bullgare që përpara më shumë se një shekulli -“Misëll”/ “Mendimi”/ dhe trashëgimtari i tij “Zllatorog”. Në rolin e guidit në këtë itinerar hyri historiani letrar dhe teoricien profesori Mihaill Nedellçev, kurse pikënisja e tij ishte shtëpia e doktorit Krëstjo Krëstev në rrugën “Han Asparuh” numër 67. Sivjet, më 31 maj, mbushen 155 vjet nga lindja e kritikut letrar të parë profesional bullgar, shkrimtar, përkthyes dhe veprimtar shoqëror.
Qëllimi i njerëzve është të shikojnë dhe të vlerësojnë qytetin në një mënyre të re, të përjetojnë vet momente nga historia jonë kulturore”, sqaroi Todora Radeva - drejtuese e fondacionit “Lexoje Sofjen”, përpara Radios Kombëtare Bullgare-Radio Sofja.
Për herë të parë shëtitje të tilla letrare janë organizuar gjatë vitit 2018. Që atëherë shumë njerëz tregojnë interes ndaj klasikëve bullgarë dhe vendeve të veçanta në Sofje, të lidhura me ngjarje të rëndësishme, me jetën dhe me krijimtarinë e tyre. Disa nga vendet nuk ekzistojnë më, por kujtimi për to dhe shkrimtarët është i gjallë, kurse itineraret letrare gëzojnë një interes të madh, tregojnë organizatorët e tyre.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Rajoni i malit Stara Pllanina përreth qytetit të Bullgarisë Veriore - Elena gëzon interes të pandërprerë turistik jo vetëm nga bashkatdhetarët tanë, por edhe nga shumë të huaj. Madje disa prej tyre vendosen këtu përgjithmonë, duke u bërë pjesë e..
Më shumë se 1 milion udhëtarë priten në Bullgari për Pashkët, tha për BTA Rumen Draganov, drejtor i Institutit për Analiza dhe Parashikime në Turizëm. Në një periudhë prej rreth 5 vitesh, Pashkët bien në fillim të majit, dhe zakonisht atëherë..
Televizioni japonez Fuji TV filmoi episode të cilat ia prezantojnë Bullgarinë shoqërisë japoneze. Procesi i xhirimeve u krye në bashkëpunim me Ambasadën e Bullgarisë në Tokio, njoftoi përfaqësia jonë diplomatike. Nisma, e cila synon të..