Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ilijana Jotova dhe Zef Mazi diskutuan përparimin e Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE-së

Ilijana Jotova dhe Zef Mazi duke shqyrtuar përparimin e Shqipërisë në rrugën drejt BE-së
Foto: BGNES

Përparimi i Shqipërisë në rrugën drejt BE-së u diskutua në Sofje nga Nënpresidentja Ilijana Jotova dhe kryenegociatori i Shqipërisë me Bashkimin Evropian, Zef Mazi. Vizita e Mazit është pjesë e turneut të tij në kryeqytetet e vendeve anëtare, ku ai paraqet përparimin e vendit të tij.

Zef Mazi vuri në dukje se Shqipëria është përqendruar seriozisht në reformat e kërkuara nga BE, falënderoi për mbështetjen e Bullgarisë dhe shprehu dëshirën e vendit të tij për të mësuar nga përvoja bullgare. Ai theksoi se mbështetja për anëtarësimin në BE ndër qytetarët shqiptarë është 92% dhe çdo vonesë e mëtejshme do të çojë në lodhje. Shqipëria pret një perspektivë të qartë dhe shpreson se do ta marrë atë në qershor në Këshillin Evropian.

Në takim u shqyrtuan edhe të drejtat e pakicës kombëtare bullgare në Shqipëri. Mazi siguroi Nënpresidenten se pritet miratimi i 4 akteve të tjera nënligjore nga gjithsej 12 nga legjislacioni sekondar i Ligjit për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, i miratuar në 2017, përfshirë këtu dhe ato të minoritetit bullgar.

Temë e bisedës ishin edhe marrëdhëniet dypalëshe midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. U shpreh njëzëri pozita se problemet duhet të zgjidhen përmes negociatave midis dy vendeve, dhe jo nëpërmjet ndërmjetësuesve evropianë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për projekt-përbërjen e kabinetit teknik dhe logjikën e situatës politike në vendin tonë

Dimitër Gllavçev, i cili u caktua kryeministër teknik, para disa ditësh prezantoi përbërjen e qeverisë së përkohshme që do të qeverisë vendin në muajt në vijim deri në zgjedhjet “2 në 1” – për parlamentin kombëtar dhe atë evropian, të cilat do të..

botuar më 24-04-08 4.20.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Opozita turke me një fitore historike në zgjedhjet lokale Opozita në Turqi shënoi një fitore historike në zgjedhjet lokale të 31 marsit. Nga 10 zona metropolitane, vetëm 3 kanë mbetur për Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) të..

botuar më 24-04-05 2.06.MD
Dimitër Gllavçev dhe Rumen Radev

Zgjedhjet për PE dhe Kuvendin Popullor do të mbahen në një ditë

Më 9 qershor në Bullgari do të mbahen njëkohësisht zgjedhjet për Parlamentin Evropian dhe Kuvendin Popullor. Presidenti Rumen Radev vendimin e bëri të ditur gjatë konsultimeve me partitë politike, pasi Dimitër Gllavçev i prezantoir ministrat..

botuar më 24-04-05 12.12.MD