Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ilijana Jotova dhe Zef Mazi diskutuan përparimin e Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE-së

Ilijana Jotova dhe Zef Mazi duke shqyrtuar përparimin e Shqipërisë në rrugën drejt BE-së
Foto: BGNES

Përparimi i Shqipërisë në rrugën drejt BE-së u diskutua në Sofje nga Nënpresidentja Ilijana Jotova dhe kryenegociatori i Shqipërisë me Bashkimin Evropian, Zef Mazi. Vizita e Mazit është pjesë e turneut të tij në kryeqytetet e vendeve anëtare, ku ai paraqet përparimin e vendit të tij.

Zef Mazi vuri në dukje se Shqipëria është përqendruar seriozisht në reformat e kërkuara nga BE, falënderoi për mbështetjen e Bullgarisë dhe shprehu dëshirën e vendit të tij për të mësuar nga përvoja bullgare. Ai theksoi se mbështetja për anëtarësimin në BE ndër qytetarët shqiptarë është 92% dhe çdo vonesë e mëtejshme do të çojë në lodhje. Shqipëria pret një perspektivë të qartë dhe shpreson se do ta marrë atë në qershor në Këshillin Evropian.

Në takim u shqyrtuan edhe të drejtat e pakicës kombëtare bullgare në Shqipëri. Mazi siguroi Nënpresidenten se pritet miratimi i 4 akteve të tjera nënligjore nga gjithsej 12 nga legjislacioni sekondar i Ligjit për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, i miratuar në 2017, përfshirë këtu dhe ato të minoritetit bullgar.

Temë e bisedës ishin edhe marrëdhëniet dypalëshe midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. U shpreh njëzëri pozita se problemet duhet të zgjidhen përmes negociatave midis dy vendeve, dhe jo nëpërmjet ndërmjetësuesve evropianë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbia nuk është e kënaqur me rekomandimin që Kosova të pranohet anëtare e APKE-së Komisioni për Çështje Politike dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) ka dhënë opinion pozitiv për aplikimin e Kosovës për..

botuar më 24-03-29 2.34.MD

Presidenti nisi takimet me kryeministrat e mundshëm në detyrë

Presidenti Rumen Radev nisi konsultimet me kandidatët për ushtrues detyre të kryeministrit. Sipas ndryshimeve kushtetuese nga fundi i vitit 2023, kreu i shtetit mund të zgjedhë kryeministrin në detyrë nga një listë e kufizuar prej 10 kandidatësh. Bëhet..

botuar më 24-03-28 3.58.MD
Automjeti luftarak i këmbësorisë amerikane

Kontroll i BNR-së: A po transportohen tanqe përmes territorit tonë në Ukrainë?

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, lëvizja e pajisjeve ushtarake në territorin e Bullgarisë shpesh ka shkaktuar komente dhe deklarata në hapësirën online, lidhur me shqetësimet për përfshirjen e Bullgarisë në veprimet ushtarake. Një vit më parë, për..

botuar më 24-03-27 7.20.PD