Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sindikatat e Termocentralit “Marica Lindje 2” po përgatitin protestë

Foto: BGNES

Sindikatat nga Termocentrali shtetëror me qymyr “Marica Lindje 2”paralajmërojnë se së shpejti mund të organizojnë protesta dhe greva për të mbrojtur funksionimin e centralit. Në një letër të hapur, ata shprehën shqetësimin në lidhje me transferimin e planifikuar të termocentralit në tregun e lirë, pasi kostoja e energjisë elektrike të prodhuar në të është shumë e lartë.

Sipas rregullatorit energjetik çmimi shitës i këtij termocentrali është 210 leva (107 euro) për megavat-orë, që është 76 për qind më i shtrenjtë se çmimi i energjisë elektrike për shtëpi dhe e bën energjinë elektrike nga termocentrali të pa shitur. Sindikatat theksojnë se nëse nuk merren masa, ekziston rreziku që Termocentrali “Marica Lindje 2”të ndalojë punën gjë që mund të çojë në një mungesë të energjisë elektrike në rajon.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 12 prillin 2024

Gjatë natës moti do të jetë i kthjellët. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 7° dhe 12°, në Sofje rreth 7°. Ditën e premte do të jetë kryesisht me diell. Pasdite do të zhvillohen vranësira dhe në rajone të izoluara do të ketë reshje..

botuar më 24-04-11 7.30.MD
Kalin Stojanov

Ministri i brendshëm pretendon se paraardhësi i tij e ka njohur me të akuzuarit për kontrabandë

Ministri i brendshëm Kalin Stojanov deklaroi se paraardhësi i tij Bojko Rashkov /PP-DB/ e ka njohur atë me Stefan Dimitrov dhe babain e tij Marin Dimitrov, të cilët u akuzuan për kontrabandë javën e kaluar. Ata së bashku me ish-drejtoren e..

botuar më 24-04-11 6.09.MD

Ndershmëria e votës nuk ka alternativë, premtoi kryeministri në detyrë

Për kabinetin zyrtar, zgjedhjet e ndershme do të jenë prioritet dhe nuk ka alternativë, ai do të kundërshtojë në çdo mënyrë votën e blerë. Kështu bëri të ditur kryeministri Dimitër Gllavçev në mbledhjen e parë të qeverisë së re. Sipas tij, fushata..

botuar më 24-04-11 4.28.MD