Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vazhdon pasiguria për të ardhmen e centraleve me qymyr

Foto: BGNES

Nëse burimet e Fondit të Tranzicionit të Drejtë të Komisionit Evropian rriten, pas datës 31 dhjetor 2024 do të  prezantohet një Mekanizëm i Shpërblimit të Gjelbër për vendet që arrijnë të zvogëlojnë emetimet industriale të gazeve të serrës. Bullgaria mund të përfitojë nga 1.178 miliardë euro, por që të miratohet për një grand, projektet e saj duhet t'i kushtohen diversifikimit ekonomik, ristrukturimit ose krijimit të vendeve të reja të punës për të mbështetur kalimin në një ekonomi rrethore dhe klimatike-neutrale.

Ambicia e Bashkimit Evropian për një pakësim të qëndrueshëm të emisioneve nga gazrat e serës me 55% deri në vitin 2030 , e vë Bullgarinë në një pozicion të vështirë. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev përpara fillimit të mbledhjes së Këshillit Evropian në Bruksel (24-25 maj) dhe saktësoi se vendi ynë do të këmbëngulë për aplikimin e masave të cilat të mbrojnë aftësinë konkurruese për të siguruar tolerancën shoqërore të tranzicionit të gjelbër.

Sidoqoftë, është interesante se si ndihmojnë 3 miliardë investimet në  “Rrymën Turke” dhe  akoma 200 milion leva të tjera për Kompaninë Shtetërore të Naftës- komenton në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare drejtori i Programit Ekonomik të Qendrës për Studimin e Demokracisë Rusllan Stefanov.

“Me të vërtetë ka një problem të tillë dhe ai kërkon vendime afatgjata, më në veçanti për rajonet e prekura rreth komplekseve minerare. Por, po kështu është fakt se për 10-15 vjetët e fundit, për të cilat dihet se kjo periudhë po rrjedh, ka  një përparësi të deklaruar politike në Evropë, nën të cilin është firmosur Bullgaria. Ne i kemi pranuar këto vendime dhe në të njëjtën kohë  po vazhdojmë të shpenzojmë paratë e tatimpaguesit në projekte që nuk kanë ndonjë qëllim tjetër, përveçse të  shërbejnë interesat gjeopolitike të një shteti të tretë - Rusia, e cila gjendet në marrëdhënie shumë të këqija me Bashkimin Evropian”.  

Bullgaria akoma është një nga shtetet e pakta, që akoma nuk ka vënë një qëllim të qartë sesi do të transformojë rajonet e qymyrit dhe kur do të dalë nga varësia e qymyrit, është kategorik Rusllan  Stefanov - ekspert mbi problemet e klimës pranë WWF:

“Pavarësisht se është shumë e vështirë për Bullgarinë, ajo duhet të verë në tavolinë këtë çështje, që të mund të rregullojë financimin e saj  dhe t’i drejtojë investimet e kapitalit drejt evitimit të këtyre varësive ekonomike dhe energjetike. Prej shumë kohe ne propozojmë modele dhe skenarë, të bazuara mbi situatën demografike në rajonet, perspektivat dhe mundësitë e tyre ekonomike.”

Fondet e investuara aktualisht në tranzicionin në një ekonomi më të gjelbër dhe më konkurruese, nuk po arrijnë potencialin e vet të plotë meqenëse zgjidhja e këtij problemi nuk përfshin tre komponentët e tij njëkohësisht - njerëzit, biznesin dhe energjetikën - është i bindur Stefanov.

Dhe derisa perspektivat përpara qymyrit dhe lëndëve djegëse fosile do të kufizohen gjithnjë e më shumë roli i një burimi tjetër energjie - hidrogjeni - bëhet i konsiderueshëm. Fondet nga Plani i Rimëkëmbjes mund të ndihmojnë në krijimin e dy qendrave kryesore, në të cilat  Bullgaria  të  mund të prodhojë hidrogjen, si dhe në krijimin e linjave speciale të transferimit të hidrogjenit në rajonin e qyteteve Pernik dhe Stara Zagora, të cilat do të jenë të prekura drejtpërsëdrejti nga i ashtuquajturi Tranzicion i Gjelbër.

“Hidrogjeni si bartës i energjisë është në disa aspekte më i sigurt se karburantet konvencionale, - sqaron profesoresha Daria Vlladikova, kryetare e Shoqatës Bullgare "Hidrogjeni, qelizat e karburantit dhe ruajtja e energjisë". Bullgaria është gjeografikisht e varfër për nga lëndët djegëse fosile, por jemi të pasur për nga ana e atyre rivendosëse. Kemi dhe një bazë shumë të mirë shkencore. Ajo e cila na mungon  është një kornizë ligjore, si dhe ndjenja e urgjencës. Nëse gjatë 7-8  vjetëve të ardhshme  nuk bëjmë asgjë, por presim akoma 10, do të jemi vonuar”, paralajmëron ajo.

Përpiloi: Joan Kolev / në bazë të intervistave të Juliana Kornazhevës, BNR-“Horizont”, Bojka Bratkova nga BNR-Bllagoevgrad dhe BNR-Stara Zagora

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ljudmilla Petkova

Rezerva fiskale rezultoi të ishte më shumë se 3 miliardë leva (1.5 miliardë euro) më pak se sa u paralajmërua

Prioritetet kryesore për qeverinë e përkohshme në politikën financiare do të jenë hyrja e Bullgarisë në Eurozonë dhe qëndrueshmëria e financave publike. Këtë e njoftoi në një konferencë për shtyp zëvendëskryeministrja e re dhe ministre e financave,..

botuar më 24-04-09 6.19.MD
Petër Ganev

Paqëndrueshmëria politike largon investitorët e huaj

Ekonomia e vendit është në 64për qind të nivelit mesatar evropian. Niveli prej 70 për qind që arriti Rumania ende nuk është kapërcyer. Ajo që e dallon Bullgarinë nga vendet e tjera të rajonit është se ato kanë nivele më të larta investimesh, sundim më..

botuar më 24-04-08 10.13.PD

Një kompani vendase është ndër liderët në prodhimin e vajit të livandës në vendin tonë

Bullgaria është ndër prodhuesit më të mëdhenj të vajit të livandës në botë. Pothuajse 100% e vajit është orientuar drejt eksportit. Vaji i livandës është më i kërkuari në SHBA, Gjermani, Francë, Austri, Holandë, Indi, Britani të Madhe, Spanjë, Kanada,..

botuar më 24-04-07 8.10.PD