Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Qipriotët grekë zgjodhën një parlament shumë të fragmentuar

Shtatë parti ndanë 56 vendet në parlamentin e ri të Qipros. Tri partitë kryesore tradicionale në të djathtë dhe në të majtë humbën mbështetjen elektorale dhe një ngritje shënuan nacionalistët ekstremë të djathtë. “Ky është një tregues shumë serioz se partitë tradicionale nuk plotësojnë më nevojat reale të votuesve”, njoftoi korrespondentja e BNR në ishull Branisllava Bobanac. Parlamenti i ri duhet të miratojë ligje për reforma vendimtare në drejtësi, në pushtetin vendor dhe në administratën shtetërore, kështu që Nikozia të marrë gjatë 5 viteve të ardhshme 4 miliard euro të cilat vendi pret nga BE në kuadrin e Planit për Rimëkëmbjen. Fondet kryesore janë të përqendruar në tranzicionin e gjelbër, transformimin digjital, forcimin e qëndrueshmërisë ekonomike dhe aftësisë konkurruese.

Ballkani Perëndimor të angazhohet me të ardhmen e BE-së këmbëngulin shtete evropiane

Hungaria, Polonia, Çekia, Sllovakia dhe Austria i dërguan një letër të re BE-s për Ballkanin Perëndimor. Portali Kliks me qendër në Sarajevë njoftoi se dokumenti nuk adresonte çështjen e kufirit, si letra e mëparshme nga Sllovenia, por i bën thirrje Brukselit të përfshijë Ballkanin Perëndimor në Konferencën për të Ardhmen e BE-s. Ministrat e Jashtëm të Grupit të Vishegradit dëshirojnë që vendet dhe qytetarët e Ballkanit Perëndimor të përfshihen në bisedimet zyrtare sepse anëtarët e ardhshëm të BE kanë të drejtën dhe duhet të kenë mundësi të shprehin pikëpamjet e tyre për perspektivat para bashkimit. Informacioni për dokumentin jozyrtar diplomatik u ripohua edhe nga Ministri i Jashtëm i Bosnjë-Hercegovinës Bisera Rutkoviç.

Raport jozyrtar i Komisionit Evropian për Serbinë

Presioni i fortë mbi sistemin gjyqësor dhe prokurorinë serbe, kontestim i qartë i dënimeve ndërkombëtare të krimeve të luftës dhe mungesa e strategjisë në luftimin e korrupsionit janë të renditur në raportin gjysmë-vjetor të Komisionit Evropian mbi përparimin e Serbisë në negociatat me BE. Dokumenti jozyrtar, i cituar nga Radio Evropa e Lirë (RFE), rendit rastet e kërcënimeve dhe dhunës ndaj gazetarëve, propagandës së gjerë të vendimeve të shtetit në mediat serbe dhe pasqyrimit shumë të kufizuar të pikëpamjeve alternative dhe kritike, si dhe të përdorimit të të dhënave të hetimeve gjyqësore nga tabloidet. Sipas medias, raporti dërguar vendeve anëtare të BE duhet të shërbejë për të marrë vendim nëse hapen kapituj të rinj në bisedimet e anëtarësimit të Serbisë.

Rumania paraqiti planin e saj të rimëkëmbjes

Rumania u bë vendi i 22-të në BE që paraqet planin e saj të rimëkëmbjes në Komisionin Evropian. Bukureshti dëshiron të tërheqë 14.3 miliardë euro në grante dhe 15 miliardë euro në kredi nga Fondi për Rindërtimin dhe Qëndrueshmërinë (RRF), njoftoi EURACTIV. Në 6 drejtime - tranzicion ekologjik, transformim digjital, rritje inteligjente, kohezion social dhe territorial, shëndetësi dhe qëndrueshmëri dhe politikat për gjeneratën e ardhshme, janë të përfshirë masa për transportin e qëndrueshëm, arsimin, kujdesin shëndetësor, rinovimin e ndërtesave dhe digjitalizimin e administratës publike. Brukseli ka për tu vlerësuar nëse plani përmbush kriteret në rregulloren RRF dhe nëse janë të synuara të paktën 37 për qind të investimeve dhe kostove në reformën për mbështetjen e qëllimeve të klimës dhe 20 për qind për tranzicionin digjital.

Divorc grek - gjithashtu i disponueshëm në internet

Qytetarët grekë do të kenë mundësinë për “divorc nga shtëpia” duke klikuar miun, njofton e përditshmja “TA NEA”. Përmes portalit qeveritar të internetit gov.gr, bashkëshortët personalisht ose me ndihmën e një avokati dhe në praninë e tyre do të jenë në gjendje t’i japin fund martesës së tyre në internet në tetë hapa të thjeshtë. Dhjetë ditë më vonë, avokatët e tyre dhe një noter do të finalizojnë divorcin. Aplikimi do të fillojë të punojë në mënyrë provë në mes të korrikut. Procedura e thjeshtuar në distancë do të jetë e mundur vetëm kur divorci bëhet me pëlqim të ndërsjellë. Ministri i Drejtësisë Kostas Ciaras arsyetoi reformën në ligjin e familjes me kërkesat moderne të imponuara nga epoka digjitale.

Përpilues: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: EPA/BGNES dhe arkiv

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbia nuk është e kënaqur me rekomandimin që Kosova të pranohet anëtare e APKE-së Komisioni për Çështje Politike dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) ka dhënë opinion pozitiv për aplikimin e Kosovës për..

botuar më 24-03-29 2.34.MD

Presidenti nisi takimet me kryeministrat e mundshëm në detyrë

Presidenti Rumen Radev nisi konsultimet me kandidatët për ushtrues detyre të kryeministrit. Sipas ndryshimeve kushtetuese nga fundi i vitit 2023, kreu i shtetit mund të zgjedhë kryeministrin në detyrë nga një listë e kufizuar prej 10 kandidatësh. Bëhet..

botuar më 24-03-28 3.58.MD
Automjeti luftarak i këmbësorisë amerikane

Kontroll i BNR-së: A po transportohen tanqe përmes territorit tonë në Ukrainë?

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, lëvizja e pajisjeve ushtarake në territorin e Bullgarisë shpesh ka shkaktuar komente dhe deklarata në hapësirën online, lidhur me shqetësimet për përfshirjen e Bullgarisë në veprimet ushtarake. Një vit më parë, për..

botuar më 24-03-27 7.20.PD