Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Edicioni i tetëmbëdhjetë i nismës “Krishtlindjet Bullgare” mbështeti mjekimin e 326 fëmijëve

Foto: bgkoleda.bg

Edicioni i fundit i nismës “Krishtlindjet Bullgare”, që mbahet nën egjidën e Presidentit mblodhi 1 850 000 leva. Me përpjekjet dhe ndjeshmërinë e njerëzve “Krishtlindjet Bullgare” ndihmojnë diagnostikimin dhe mjekimin me kohë nëpërmjet siguimit të aparaturës moderne mjekësore për klinikat dhe repartet e fëmijëve në mbarë vendin.

Edicioni i tetëmbëdhjetë i nismës së bamirësisë është përqendruar në fëmijët me sëmundje të rënda kronike dhe deri më tani ndihma ka arritur në një total prej 326 fëmijë, informon institucioni presidencial.

Përpilues: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova