Sinagoga në qytetin Vidin të Bullgarisë Veriperëndimore, e cila është e dyta për nga madhësia në Bullgari, së shpejti do të rikthejë shkëlqimin e saj. Kësaj here ajo nuk do të jetë shtëpi lutjeje, por qendër kulturore. Filloi restaurimi i godinës e cila që prej dekadash po shkatërrohej. Për rindërtimin e saj u sigurua ndihmë falas në kuadrin e Programit Operativ “Regjione në rritje”. Shuma e domosdoshme për rivendosjen e bukurisë së godinës arrin 9 800 000 leva.
Dikur e quajtën sinagogën “mjellmën e bardhë të Danubit” sepse godina shihet që nga larg pranë lumit. Ajo është e ngjashme me atë në Budapest. U ndërtua me dhurata vetëm për një vit. Punimet e ndërtimit përfunduan në vitin 1894. Sinagoga ishte një shtëpi lutjeje për hebrenjtë më se 50 vjet. Këtë e tregojnë dokumentet e Arkivit Shtetëror në qytetin Vidin. “Pas zhvendosjes së hebrenjve nga qyteti Vidin pas vitit 1949, aty mbeti një bashkësi е vogël dhe në vitet 50-të të shekullit të kaluar komuniteti i atëhershëm i vogël hebre në qytet vendosi për t’ia dhuruar ndërtesën bashkisë së qytetit. Vite me radhë sinagoga shfrytëzohej si depo derisa në fillim të viteve 80-të të shekullit të kaluar u vendos që godina të kthehet në një sallë koncertesh, për shkak të akustikës së mirë”, tregon shefja e arkivit në bashkinë e qytetit Svetllana Krësteva para BNR – Vidin.
Forcimi i godinës filloi. Por kur u zbulua se konstruksioni i çatisë duhet të zëvendësohet, financimi u ndalua dhe ndërtesa u harrua. Dhe megjithëse komuniteti hebre në qytet është shumë i vogël, shpresat e tij janë që sinagoga të restaurohet dhe të ruhet, madje edhe për qëllime të tjera.
Në mënyrë që pamja e ndërtesës të jetë sa më afër llojit në të cilin ishte gjatë ndërtimit, do të përdoren teknologji dhe materiale moderne, shpjegoi udhëheqësi i projektit të restaurimit Lëçezar Llallov. Restaurimi dhe forcimi i sinagogës dhe shndërrimi i saj në një qendër kulturore duhet të përfundojë në tetor të vitit të ardhshëm.
Përpilues: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Ai është thjesht një maçok, por fati i tij bëri bujë në rrjetet sociale. Rreth 10 muaj më parë ai u shfaq në Bibliotekën Kombëtare të Plovdivit “Ivan Vazov” në Ditën e Shën Gjergjit dhe e quanin Gogo. Ai fitoi shpejt dashurinë e bibliotekarëve,..
17 janë bizonët që janë liruar dhe jetojnë të lirë në Rodopet Lindore. Ata janë të ndarë në dy tufa dhe së fundmi bizoni i parë i lindur në liri ka të voglin e tij. Fondacioni Wilder Rhodope (Rodope më të egra), i cili po punon për një projekt për të..
Bullgarët, rumunët, serbët dhe ukrainasit janë pjesëmarrësit kryesorë në rrjetet më të rrezikshme kriminale për trafikimin e qenieve njerëzore në BE për punë dhe shfrytëzim seksual. Kështu thuhet në një raport të Europolit të publikuar sot, 5..
Në vitin 1979, Bullgaria u bë vendi i tretë në botë, pas Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-së, që krijon ushqime kozmike. "Ne kishim gjithçka në dispozicion -..